Monday, May 6, 2024

Shqipëri U19 humbet me Slloveni U19. Ndeshja e fundit për Kualifikueset e EURO 2024

Lexo

Shqipëri U19-Slloveni U19  0-1 (Shënues: Macak 48’)

Formacioni i Shqipërisë: Tomas Kiri (GK), Elton Fikaj, Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Adi Kurti, Jordi Jaku, Ermal Meta, Oresti Kasmollari, Erald Krasniqi, Dean Vranici, Flavio Sulejmani. Trajner: Ervin Bulku

Shqipëria U-19 zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Sllovenisë U-19. Në stadiumin “Elbasan Arena” kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 0-1.

Trajneri Ervin Bulku e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Sllovenisë: Tomas Kiri (GK), Elton Fikaj, Klevis Haxhari, Arlind Kurti (C), Adi Kurti, Jordi Jaku, Ermal Meta, Oresti Kasmollari, Erald Krasniqi, Dean Vranici, Flavio Sulejmani.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë dhe pa raste të pastra shënimi. Fraksioni i dytë nisi me dy zëvëndësime për kuqezinjtë. Në fushë u aktivizuan Nuredini dhe Duro, ndërsa Sllovenia gjeti golin e takimit në të 48-ën me Macak.

Në minutat në vijim trajneri Ervin Bulku futi në fushë edhe Bellojin, Buzin dhe Zaganjorin por në rezultat nuk ndryshoi asgjë.

Ndeshja tjetër e grupit mes Belgjikës U-19 dhe Irlandës U-19 përfundoi me fitoren e belgëve 1-0 Sfida u luajt në “Arena Egnatia” dhe vendosi një gol i Degreet në minutën e 46 në fraksionin e dytë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img