Thursday, November 21, 2024

Shqipëria dominon, por vetem barazim ndaj Lituanisë

Lexo

Lituani-Shqipëri, takim i vlefshëm për UEFA Ligën e Kombeve grupin 4 ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Lituania dhe Kazakistani është mbyllur në barazim pa gola. Përballja në fjalë e luajtur në transferte mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin lituanez, Vilnius është dominuar totalisht nga kuqezinjtë tanë, në formacionin e të cilëve luanin titullarë nga minuta e parë edhe dy të rinjtë e talentuar nga Veriu shqiptar, Kumbulla dhe Broja.

Qarkullimi i dendur i topit, ritmi i lartë dhe presioni në porten kundërshtare nuk vonuan të regjistronin edhe rastet e parë për shënim në porten lituaneze. Por, here për meritë të portjerit Svedslauskas, por edhe nga nxitimi në momentin e goditjes finale të topit drejt portes, goli nuk ka ardhur. Në njërin nga këto raste duhet thënë se në minute e 24-tërt pas prekjes së topit me dorë të njërit prej mbrojtësve vendas gjyqtari kryesor i mohoi një penallti të pastër kombëtares shqiptare.

Rastet për gol për tanët kanë vijuar të jenë prezent gjatë të gjithë ndeshjes. Broja, Laçi, Lenjani dhe në veçanti Seferi kanë qënë kërcënuesit kryesorë të 45 minutave të para. Ndërsa, në pjesen e dytë, me ndërrimet e bëra nga trajneri Reja rastet për gol vijuan të jenë prezent sërishmi në porten kundërshtre sidomos me rastet flagrante të Seferit dhe Trashit. Ky i fundit, Trashi është përsëri protagonist, por këtë radhë në zonën tonë, kur në minuten e 72-të duke penguar me duar sulmuesin lituanez Novikovas rrezikon të shkaktojë penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi duke vendosur në një farë mënyre barazpeshen në vendimmarrje ku të njëjtën gjë bëri edhe në pjesen e parë kur i mohoi kuqezinjëve një penallti në favor të tyre.

Përfundimisht, barazim pa gola 0 me 0 me një pikë që e ngjiti Shqipërinë në kuotën e 5 të tillave po aq sa ka edhe Lituania. Nëse do ta mbyllte me fitore, siç ishte edhe objektivi i vete kuqezinjëve tanë Kombëtarja e Shqipërisë do të ishte favorite kryesore për marrjen e kreut të grupit, por megjithatë shpresat janë përsëri ku me fitoret e dy ndeshjeve të radhës të muajit nëntor ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë Shqipëria pritet të jetë lider i grupit.

Formacioni i Shqipërisë përballë Lituanisë: Berisha, Kumbulla (58′ Mihaj), Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Laçi (64′ Çekiçi), Abrashi, Lenjani (46′ Trashi), Seferi (78′ Manaj), Broja (58′ Vrioni)
Trajner: Edoardo Reja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img