Monday, November 25, 2024

Shqipëria U-17 luan miqësore me Slloveninë më datë 18 prill

Lexo

Shqipëria U-17 do të luajë një ndeshje miqësore në muajin prill ndaj Sllovenisë U-17. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Sllovenisë që kjo sfidë të luhet më datë 18 prill, në ora 11:00, në Gradiska Slloveni.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin për këtë sfidë miqësore më datë 14 prill në Itali. Për trajnerin Bledi Shkëmbi kjo do të jetë  prova e parë me ekipin Kombëtar U-17. Tekniku kuqezi së shpejti do të publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këtë takimin.

Ndeshja ndaj Sllovenisë është miqësorja e parë zyrtare për këtë vit për Kombëtaren U-17, teksa kjo sfidë do të shërbejë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bledi Shkëmbi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img