Thursday, May 2, 2024

Lojrat Olimpike, shoqata botërore e atletikës, “World Athletics”, 50.000 dollarë shpërblim për një medalje të artë

Lexo

Jo vetëm prestigj, por edhe para. Shoqata botërore e atletikës, “World Athletics” ka vendosur të shpërblejë ata të cilët fitojnë medalje të arta olimpike me 50,000 dollarë.

Mësohet se duke filluar nga Lojërat Olimpike Paris 2024, atletët do të vlerësohen për arritjet në disiplinat e ndryshme të atletikës. Ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë pasi edhe atletja Luiza Gega pretendon për medalje të artë në garën e 3000 metrave me pengesa.

“Shpërblimi i atletëve dhe atleteve, të cilët përfundojnë në shkallën më të lartë të podit në Lojrat Olimpike është një moment kyç për atletikën si disiplinë. Ky hap nënvizon angazhimin tonë për të fuqizuar atletët dhe për të njohur rolin kyç që luajnë në suksesin e Lojërave Olimpike”, tha Presidenti i “ËA”, Sebastian Coe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img