Arsenal – Liverpul, gjysmëfinale e EFL CUP, apo ndryshe Karabao Kup, nuk do të luhet të enjten në ora 20:40, por një javë më vonë. Kërkesa e Liverpulit për ta shtyrë gjysmëfinalen e parë të Karabao Kup, në program më 6 janar në “Emirates” është pranuar nga Liga angleze e futbollit. Të kuqtë kishin kërkuar ta riprogramonin sfidën për shkak të mungesave të shumta që lidhen me infektimet me Covid-19, me shumë persona që kanë rezultuar pozitiv në brendësi të grupit të skuadrës, ndërsa i fundit i infektuar ishte një ndihmës i Jurgen Klop.
Lojtarët e ish-trajnerit të Borusias së Dortmundit, mbi të gjitha, do të duhet të bëjnë edhe pa Salah e Nabi Keita, që do të jenë në Kupën e Afrikës, e cila starton më 9 janar. Tani gjysmëfinalja e parë do të luhet si gjithmonë më 13 janar me ndryshimin e vetëm që do të zhvillohet në Liverpul, kurse e kthimit më 20 janar do të luhet në Londër.