Friday, April 26, 2024

(Intervista) Adili: Mundim Tiranën dhe kapim shumë shpejt kreun e renditjes

Lexo

Mevlan Adili, futbollisti që në anketën e organizuar nga RTSH Sport dhe FSHF në fundvitin e kaluar mori votat e duhura duke u shpallur në formacionin më të mirë të vitit 2021 është optimist që Vllaznia do të shpallet kampione. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Adili falenderon ato që kontribuan në arritjen e suksesit të tij, ndërkohë që sa i përket objektivit të Vllaznisë, ai ka besim të plotë që në fund të sezonit do të shpallet kampione.

Adili, urime fillimisht për çmimin e marrë gjatë ceremonisë së organizuar nga RTSH SPORT në bashkëpunim me FSHF-në, si pjesë e formacionit më të mirë të Superiores për vitin 2021

Faleminderit shumë. Me mbështetjen tuaj si media dhe të sportdashëve shkodranë mendoj se e arrita këtë sukses që për mua është shumë i veçantë. Sa i përket minifazës përgatitore në Ulqin, shpresoj që duke gëzuar edhe shëndet të mirë të na shërbejë sa më mirë për të marrë formën e duhur sportive në fillimin e sezonit për vitin 2022.

Pa u shkëputur nga ceremonia e çmimit në kryeqytet. Jeni shpehur se ia dedikoni nënës tuaj, duket se jeni shumë të lidhur me të.

Padiskutim, gjithçka që kam në jetë i takon nënës time. Ajo ka sakrifikuar shumë për mua, dhe ato fjalë realisht i thashë me të vertete nga zemra. Dhe shpresoj, se me punë dhe me sukses ta gëzoj sa më shumë atë në moshën e pleqërisë.

Të rikthemi tek përgatitjet ulqinake, mendoni se do të jenë të vlefshme për ta karikuar skuadrën sa më shumë në këtë prag fillimi të pjesës së dytë të sezonit?

Po normale, mendoj se do kjo do të na shërbejë më shumë sepse do të jemi të bashkuar dhe padyshim që këto grumbullime kanë efektin e tyre pozitiv. Me regjimin do të jemi OK, si me gjumin, ushqimin e kontrolluar dhe gjithçka tjetër, ku të gjitha së bashku kanë vlerën e tyre në marrjen e energjive maksimale për të qënë gati për ndeshjet zyrtare vtë vitit.

Të dielen është planifikuar miqësorja Vllaznia-Prishtina në “Loro Boriçi”, një test ky serioz për pragndeshen zyrtare me bardheblutë.

Natyrisht që është diçka pozitive. Menjdoj se është më shumë se një ndeshje vëllazërore sepse vjen kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina. Kemi respekt të madh për këtë skuadër dhe shpresojmë që kjo miqësore të na shërbejë për nisjen mbarë të vitit 2022.

Jemi në ditët e merkatos, ndërkohë që skuadrat e tjera rivale kanë zyrtarizuar blerjet e reja, tek Vllaznia për momentin nuk ka asnjë lëvizje. Mendoni se skuadra ka nevojë për përforcime për pjesen tjetër të sezonit?

Sa i përket merkatos, ajo i përket kryesisë dhe stafit. Mendoj se kemi një ekip të mirë, vetëm na duhet një bashkim i forcave. Ndërkohë, nëse do të ketë prurje, çdokush është i mirëseardhur për të kontribuar tek Vllaznia.

Si e shikoni rivalitetin me skuadrat që kryesojnë kampionatin?

E kam thënë çdo herë prej kur kam ardhë këtu, që rivaliteti i vertetë i Vllaznisë është vetë Vllaznia, sepse nëse Vllaznia arrin të prodhojë lojë dhe fitore, atëherë nuk duhet të mbështetet nga askush. Sa i përket Tiranës mendoj se ka bërë një sezon të mirë dhe e meritojnë atë vende, por deri në fund të kampionatit ka shumë ndeshje, dhe shpresojmë që në ndeshjen e parë që kemi ndaj tyre të marrim rezultat pozitiv dhe avash avash të ngjitemi drejt kreut të renditjes.

Pikërisht, kryesfida e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, Tipara-Vllaznia që luhet me 15 janar, mendoj se është përcaktuese për kuqeblutë në luftën për titull.

Qëllimi i Vllaznisë dihet që është për të kapur majat, dhe ne do të bëjmë çdo gjë që të mbërrijmë atje. Kështu që daj Tiranës kërkojmë tre pikët e plotë, por edhe nëse nuk do të jetë ajo, qëllimi i jonë nuk do të ndalet, pasi do të luftojmë deri në fund për këtë objektiv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img