Wednesday, October 30, 2024

Silvinjo nuk eksperimenton me formacionin anti-Moldavi

Lexo

Sot, në orën 18:00, Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë në transfertë, përballje e vlefshme për Grupin E të kualifikueseve të kampionatit europian. Silvinjo kërkon një sforco të fundit nga të tijët, për ta mbyllur këtë fushatë eleminatore në mënyrën më të mirë. Tekniku brazilian nuk kërkon të bëjë asnjë eksperiment duke mbajtur të njëjtin sistem loje, agresiv përpara porte, si dhe të gjithë lojtarët që fituan ndeshjen e fundit ndaj Republikës Ceke, do të jenë po ata që do të vendosin fatet e Shqipërisë ndaj Moldavisë.

Silvinjo e ka zgjedhjen e bërë në portë, ku Berishën nuk e shqetëson asgjë për tu vendosur mes shtyllave. Gjimshiti e Ismailaj do të vendosen përpara mbrotjes, ndryshimi i vetëm vjen në mbrojtje, ku Ismajli rikthehet në prapavijë pas mungesës së Ajetit. Mitaj e Hysaj janë bërë padronët e krahut, ndërsa qendra e mesfushës do të ketë lojtarët e saj të besuar, Asllanin e Ramadanin. Të dy garantojnë finesë e vertikalizim e janë të aftë të sulmojnë hapësirat mes linjave.

Për ti shtuar dozën sulmuese, një reparti që ka marrë një fytyre ndryshe. Seferi në krahun e majtë dhe Asani në të djathtën do të mbështesin sulmuesin e vetëm Sokol Cikalleshin. Natyrisht ka edhe pak orë për të vendosur detajet e fundit, por Silvinjo tregon qartë se nuk dëshiron aspak të luajë me zjarrin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img