Thursday, May 2, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj. Vllaznia mund Elbasanin 3-0 dhe është e dyta në grup. Kupa e Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Elbasani  3-0 (25-12, 25-13, 25-23)

Vllaznia në Volejboll për meshkuj ka hedhur një tjetër hap pozitiv në konkurimin e kompeticionit të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e sotme djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja munden me rezultatin e pastër, 3 me 0, ekipin e Elbasanit.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka folur e tëra për skuadrën shkodrane, e cila e udhëhequr nga kapiteni Nikolin Qafarena, fitoi me lehtrësi dy setet e parë.

25 me 12 ishte rezultati në setin e parë në favor të kuqebluve, ndërkohë që edhe në dytin epërsia ishte e madhe në anën e Vllaznisë, e cila e mbyll me fitore edhe këtë sete me rezultatin 25-13 duke e çuar avantazhin me sete, 2 me 0 për skuadrën shkodrane.

Krejt ndryshe shfaqet seti i tretë. Ndërkohë që dy setet e parë u fituan me lehtësi nga Vllaznia, në këtë set është skuadra mysafire nga Elbasani që duke e përmirësuar ndjeshëm lojën kryeson në pikëzim në pjesën më ta madhe të këtij seti. Madje, Elbasani arrin të kryesojë deri edhet pika e 23-të.

Pikërisht, atëherë ku u mendua se miqtë po e fitojnë këtë set për të rihapur takimin, pushimi i marrë nga trajneri Kalaja bën efektin e duhur. Kuqeblutë tregohen të saktë në veprimet e tyre në fushën e lojës, dhe pasi barazojnë rezutatin në 23 me 23, me të riun e persëpektives, Mario Lugaj në shërbim, shënon edhe dy pikët e fundit duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore, 3 me 0.

(Video) Vllaznia-Elbasani, 3-0. Volejboll meshkuj, seti i tretë, Kupa e Shqipërisë.     

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img