Saturday, July 27, 2024

Tefik Osmani shumë afër kalimit te Vllaznia

Lexo

Pak ditë më parë, Tefik Osmani, ka njoftuar largimin nga posti i drejtorit sportiv i klubit të Tiranës pas 3 viteve. Ndërkohë, situata e rezultateve te kuqeblutë e Vllaznisë është në krizë edhe pas shkarkimit të trajnerit Migen Memelli dhe emërimit të tetovarit Qatip Osmani.

Pas largimit të Memellit, të shumtë kanë qenë zërat kundër drejtorit aktual sportiv, Elvis Plori, i cili bashkë me pogradecarin e larguar, ka ndërtuar skuadrën në verë. Vetë Plori ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe ka pranuar gabimet që mund të jenë bërë në merkato, por nga ana tjetër, është vendosur në pikëpyetje e ardhmja e tij.

Edhe pse presidenti Alban Xhaferi nuk ka reaguar për një ndryshim të mundshëm të drejtorit sportiv, sipas “Panorama Sport”, burime të sigurta në klubin shkodran thonë se ish-drejtori sportiv i bardheblutë është shumë afër kalimit te Vllaznia për të qenë ai në postin që aktualisht mban Plori, por deri tani asgjë nuk është e zyrtarizuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img