Shkodrani i prapavijës së Partizanit që po kalon një formë të shkëlqyer sportive, i është bashkuar kuqezinjëve në përgatitjet që po bëjnë për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainen. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur Preka, teksa ka qënë nën shoqërinë e gjyshit të tij, ish mundësit dhe trajnerit kampion, Dedë Bregu, telefonata e ardhur nga stafi i Tiranës, i ka kërkuar që ai të niset menjëherë drejt Tiranës për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Silvinjo.
Një ftesë e tillë vjen në një moment kur disa prej titullarëve kuqezi kanë shfaqur probleme dëmtimesh, për të cilën stafi ka menduar që për repartin e prapavijës të ketë në dispozion edhe shtatlartin Marçelino Preka.
Me një formë të shkëlqyer sportive, titullar, madje edhe me shiritin e kapitenit, 21 vjeçari nga Shkodra, arriti të bëhet edhe dy herë fitues i formacionit më të mirë të javës. E gjitha kjo, pritet t’i japë optimizmin e duhur Marçelinos të punojër fort në proçesin stërvitor për të bindur Silvinjon dhe stafin e tij për t’i dhënë minuta në fushën e lojës.