Monday, December 9, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, kryesuese e Kampionatit pas javës së 5-të me 15 pikë të plota, 49 gola të shënuar dhe 1 të pësuar

Lexo

Fitorja e thellë, 0-10, e realizuar ndaj Tiranës të dielën e kaluar për llogari të javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për femra është e pesta radhazi për Vllazninë duke e pozicionuar atë kryesuese të kampionatit me 15 pikë të plota.

Përpos kryesimit bindës në renditje, për t’u theksuar është edhe golaverazhi pozitiv që Vllaznia ka krijuar në këto pesë javë kampionat, me 49 gola të shënuar dhe 1 të pësuar. Brenda kësaj kuote janë edhe 10-të golat e shënuar në ndeshjen e fundit përballë Tiranës në transfertë, ku katër kanë për autore Klaudia Borçin, tre Megi Doçin, si dhe një nga Suzana Vuksani, Aidena Mustafaj dhe Jeanette Raeanne Jones.

Me këtë start kaq pozitiv, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, ka përcjellë sinjalin e drejtpërdrejtë për rivalet e saj, që në objektivin e saj janë edhe për këtë sezon fitimi i dy trofeve më të rëndësishëm të vitit, Kupën e Shqipërisë dhe Kupën e Shqipërisë.

Por, për të shkuar deri atje, sidomos për kampionatin, rruga është e gjatë, ku pas mbylljes së kampionatit, katër skuadrat e para duhet të ndeshjen në fazën finale, “Final 4”.

Referuar kalendarit të kampionatit, për javën e gjashtë Vllaznia do të luajë përsëri në transfertë dhe sërishmi do të udhëtojë në kryeqyteti, këtë radhë për t’u ndeshur me Partizanin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img