Monday, November 25, 2024

Sinjale pozitive në kampin kuqeblu për elemetin e ri-Çoba titullar dhe Paloka zëvendësues në transfertën qipriote përcjellin një politikë të re të stafit për sezonin e ri futbollistik

Lexo

Është folur shumë gjatë sezonit të kaluar futbollistik për vemendjen që drejtuesit kuqeblu duhet të kenë ndaj elementi të ri që vjen nga Akademia e Futbollit Vllaznia. Por, për hirë të së vertetes, bazuar në atë që u pa në fushën e lojës, minutat për të rinjtë shkodranë që ngrohnin stolin, kanë qënë fare pak në minutazh, për të mos thënë zero.

Por, ….diçka duket se ka ndryshuar në këtë drejtim. Sinjaleve të para që u dhanë me firmosjet që sponsori kuqeblu Alban Xhaferi bëri me një grup të rinjsh të talentuar të ardhur nga Akademi Vllaznia, vijuan me konkretizimin e hapësirave më të shumta në fushën e lojës nga ana e trajnerit Brdariç për ndeshjet e Europa Conferencë Legue.

Rasti Çoba-Paloka, është treguesi më real i asaj që mund ta quajmë një politikë të re që drejtuesit duket se kanë marrë përsipër ta zbatojnë në gjirin e skuadrës.

Për sulmuesin Mehdi Çoba nuk ka nevojë për koment, sepse me aktivizimet e tij si zëvendësues në dy ndeshjet e turit të parë ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg ishin tejet produktive. Goli i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes së parë në Siroki dhe një asis përfekt për Gjurgjeviçin në shënimin e golit të tretë në “Loro Boriçi” meritojnë notën dhjetë. E gjitha kjo bëri që tekniku Brdariç t’i besojë Çobës vendin e titullarit nga minuta e parë në përballjen e parë të Turit të Dytë të Europa Conferencë League ndaj qipriotëve të AEL Limassol.

Ndërkohë, ajo çfar bëri më tepër përshtypje kishte të bënte me vendimin e trajnerit Brdariç në aktivizimin si zëvendësues të 19 vjeçarit Klejdi Paloka. Nuk ka mbushur akoma muajin që ka firmosur kuqeblutë, dhe Klejdi Paloka bën debutimin e parë me Vllazninë e madhe. Një debutim ëndrrash për djaloshin shtatlartë që luan si qëndërmbrojtës dhe mesfushor, ishte ai i mbrëmjes së enjtes së kaluar në një ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare si ajo në transfertë me AEL Limassol të Qipros. Apo, siç e komention edhe ai vetë në rrjetin social FB, “Një ditë që duhet mbajtur mend. Debutimi i parë profesional me Vllazninë”!

Rastet në fjalë, kanë ngrohur emocionalisht, jo vetem Çobën dhe Palokën, por në të njëjtën kohë, edhe kolegët e tjerë bashkëmoshatarë të stolit kuqeblu, të cilëve, me këtë politikë të re që po zbatohet në klubin kuqeblu, patjetër që do t’i vijë shumë shpejt radha e dhe të rinjëve të tjerë.

Sinjalet e dhëna në ndeshjet ndërkombëtare, pritet të pasohen nga stafi teknik kuqeblu me një gjithëpërfshirje më të madhe edhe në ndeshjet e sezonit të ri futbollistik që është në prag.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img