Thursday, June 13, 2024

Nderohet legjenda Fadil Vokrri-Barazim 1-1 në vëllazëroren e veteranëve, Shqipëri-Kosovë

Lexo

Një ndeshje me rëndësi të veçantë është zhvilluar pasditen e së premtes në Prishtinë. Stadiumi “Fadil Vokrri” ka pritur veteranët e përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës, në një miqësore vëllazërore, e luajtur në nder të përkujtimit të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kjo miqësore u mbyll me shifrat 1-1 në kohën e rregullt, teksa me penallti, veteranët e përfaqësueses së Kosovës u treguan më të saktë, duke u shpallur fitues të kësaj ndeshjeje, që solli emocione të mëdha për spektatorët si dhe për vetë ish-lojtarët.

Të parët në epërsi kaluan veteranët kuqezi me golin e shënuar nga Redi Jupi në minutën e 7-të, ndërsa Kosova baraspeshoi shifrat vetëm dy minuta më vonë kur Muhamed Dragusha shënoi nga penalltia.

Shqipëria e drejtuar nga ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Mema merrte pjesë në këtë përballje veteranësh me ish-futbollistë kuqezi si: Blendi Nallbani, Xhevahir Kapllani, Ervin Fakaj, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Engert Bakalli, Hysen Zmijani, Luan Pinari, Afrim Tole, Redi Jupi, Bedri Omuri, Klodian Duro, Haxhi Ballgjini, Sokol Kushta, Alban Tafaj.

Në këtë ndeshje krahas emrave të shquar të futbollit të Kosovës për disa minuta luajti edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Para fillimit të ndeshjes përmes një ceremonie, ku morën pjesë edhe personalitete të rëndësishme të Kosovës, në stadiumin e Prishtinës u përurua edhe shtatorja e Fadil Vokrrit, për të nderuar dhe përkujtuar ish-presidentin e FFK-së dhe ish-futbollistin legjendar.

Kjo miqësore është e dyta për këtë vit pas asaj të luajtur në muajin shkurt, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img