Friday, April 26, 2024

Fizioterapisti i Vllaznisë, Haxhaja: Mos na nënvleftësoni! Hatërmbetja nga stafi mjekësor për diferencimin në shpërndarjen e premios së kualifikimit të Turit të Parë dhe mesazhi publik për drejtuesit!

Lexo

Është thënë prej kohësh që KF Vllaznia ka një staf mjekësor tepër profesional, madje sipas komenteve të vetë komunitetit të sportit, stafi është më i miri në Shqipëri. Me një Zyhdi Çobë, mjeku sportiv veteran, jo vetëm i Vllaznisë, por edhe i disa ekipeve kombëtare, fizioterapisti i njohur Ilirjan Haxhaja që përvojën e tij 14 vjeçare në Itali erdhi për ta vënë në dispozicion të sportit shkodran, masazhatori profesional Ruzhdi Mesi së bashku me të riun Brian Ferhatin, që krahas detyrës së masazhatorit tek Vllaznia, luan futboll titullar tek Ada e Velipojës, stafi mjekësor shkodran ka qenë gjithnjë i gatshëm në shërbim të futbollit shkodran dhe jo vetëm.

Për vlerat që disponojnë pjesëtarët e këtij stafi flasin qartë edhe vizitat në Shkodër nga futbollistë me emër të klubeve shqiptare, Superiores, etj, që kërkojnë shërbimin e specialistëve të Vllaznisë. Pa harruar këtu, edhe sprovat jo të pakta dhe të vështira që kanë përjetuar gjatë ndeshjeve duke shpëtuar mbi 4-5 herë jetën e futbollistëve me dëmtimet në fushën e lojës, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale që ato disponojnë.

Një situatë aspak të zakontë përjetuan pjesëtarët e stafit mjekësor shkodran me gjendjen e rëndë të disa futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit në Qipro, ku në pragndeshjen AEL Limassol-Vllaznia u detyruan t’i shndërrojnë dhomat e hotelit si një spital me dhënien e serumeve futbollistëve kuqeblu për t’i pasur të gatshëm në fushën e lojës.

Por, përballë një pune serioze, të palodhshme, të përkushtuar dhe profesionale, ato ndjehen të nëpërkëmbur nga drejtuesit.

“Stafi Mjeksor K.F.Vllaznia.
Puna e mjekeve në Shqiperi nuk vlersohet shpesh, nga shumë persona, traniera e me rradhë.
Por ne e kemi fatin që kemi dhe njerz të mirë që na përkrahin punën tonë. Flet vet kjo foto mbas ndeshjes, dhe pse ekipi humbi, ky erdhi na mblodhi, na falenderoj për punën e bërë.
Strategu Blendi Dibra të falenderoj nga zemra, që je ai që na mbeshtet, si dhe Presidenti Alban Xhaferi .
Doktorat mund mos vlersohen, por një ditë të vjen që të thuash, o nanë me sill doktorin.
Vlersoni stafet mjeksore o drejtusa, tranier, lojtar në gjithë Shqipërin,
Dhe një falenderim të veqantë më shkon për Mevlan Adili që më uron për punën një mij herë.
Dhe për Tifozat tanë që na urojnë për punën tonë.
Foto nga mjeshteri Mikel Thepina faleminderit”, shkruan  fizioterapisti, Ilirjan Haxhaja në postimin e përcjellë në rrjetin social FB pas kthimit nga Qipro.

Kuptohet qartë që diçka nuk shkon si duhet mes stafit mjekësor dhe drejtuesve. Dhe, burime të afërta pranë stafit mjeksor të Vllaznisë, por të në të njëjtën kohë të konfirmuara edhe në burime të tjera pranë KF Vllaznia, bëjnë të ditur se hatërmbetja e stafit mjekësor ka të bëjë me premion e kalimit të Turit të Parë të Europa Conferencë League. Shifra prej 50 mijë Eurosh të akorduar nga sponsori Alban Xhaferi për skuadrën kuqeblu, thuhet se nuk është shpërndarë në mënyrë të drejtë siç bëhet në klubet serioze të futbollit shqiptar dhe ato të huaja. Që do të thotë se në raport me kontigjentin e titullarëve që natyrshëm marrin pjesën më të madhe dhe e meritojnë, për pjesën tjetër të rezervave, dhe sidomos pjesëtarët e stafit  mjekësor janë mjaftuar me një shifër shpërblimi tejet modeste, gjë që ka sjellë edhe indinjimin e sektorit të fjalë.

Në këtë mes, bazuar edhe në mesazhin e fizioterapistit Haxhaja, por edhe të konfirmuar nga burime të tjera brenda kampit kuqeblu, reagimi në fjalë është ndaj trajnerit Thomas Brdariç, për të cilin thuhet se ai është marrë me ndarjen e shumës së premios së akorduar nga sponsori, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Por shum futbollista te vllaznise shkojne ne tirane sepse haxhaja i thot se nuk jam ca me te ba ma ,kur nuk jan te zot per te tijte ca te duhen te tjetet,reagat a i marrin privat punojn te tan me ndejt urte dhe me ahiku drejt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img