ERZENI 1-2 SKËNDERBEU (22′ Liço (P), 70′ Shaqe)
Pas 3 humbjesh radhazi, Skënderbeu është rikthyer te suksesi në kampionat teksa ka mposhtur 2-1 në transfertë Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore.
Pas 20 minutash të startit të sfidës u akordua 11-metërsh, ku Rashica u pengua nga Atanda. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Liço, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit. Pas disa minutash pati përsëri penallti për korçarët, por këtë herë Liço gjeti vetëm shtyllën, megjithatë 11-metërshi u përsërit pasi lojtarët e Erzenit prekën zonën e 16-metërshit. Në tentativën e radhës, portieri Hasanbelli mbrojti portën duke mos pësuar gol.
Goli i sigurisë për Skënderbeun erdhi vetëm në minutën e 70-të, teksa Shaqe u kordinua mirë me kokë dhe dyfishoi shifrat. Teksa dukej që sfida do të mbyllej, Erzeni fiton një penallti dhe Kahrimanoviç e kthen në gol. Gol ky që vlejti vetëm për statistikë, pasi nuk kishte më kohë për të ndryshuar rezultatin.
Kështu, ekipi i Gvozdenoviç renditet momentalisht në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa Erzeni gjendet në vendin e 6-të me 8 pikë.