Skënderbeu-Kukësi 2-1
Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-1 përballë Kukësit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në aneksin e stadiumit juglindor duke vijuar të japë sinjale pozitive gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri.
45 minutat e para u mbyllën pa gola megjithëse bardhekuqtë patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 40-të.
Braga mori përsipër ekzekutimin e një penalltie por portieri Dervishaj u tregua i saktë duke pritur goditjen dhe duke mbajtur të paprekur portën e Kukësit.
Në pjesën e dytë Skënderbeu e nisi vrullshëm dhe në minutën e 51-të zhbllokoi rezultatin me mbrojtësin Klevis Shaqe i cili shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar mirë.
Vetëm 11 minuta më vonë Valickovski dyfishoi shifrat duke finalizuar dominimin e vendasve në ato minuta.
Kukësi reagoi shpejt dhe në minutën e 64-të shkurtoi diferencën me Demirçanin i cili riktheu ekipin e tij në lojë dhe i dha më shumë ritëm pjesës së mbetur të takimit.
Në minutën e 75-të Skënderbeu pretendoi për një tjetër penallti pas një ndërhyrje ndaj Totre brenda zonës por arbitri vlerësoi se gjithçka ishte e rregullt dhe lejoi vazhdimin e lojës.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në minutat e fundit rezultati nuk ndryshoi.
Skënderbeu e mbylli testin me një fitore 2-1 ndaj Kukësit duke lënë përshtypje pozitive si në aspektin e lojës ashtu edhe të organizimit në prag të nisjes së sezonit zyrtar.
Fatos LAMAJ


