Wednesday, November 19, 2025

Sot, dy duelet e para të Kupës së Shqipërisë: Laçi – Luftëtari, Flamurtari – Tomori (13:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nisin sot ndeshjet e Turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në program janë dy duele, ku Laçi  pret Luftëtarin, ndeshje e cila do të luhet në “Fushen Sportive Ahmetaq” të Vorës duke nisur nga ora 13:00.

Paralelisht me këtë ndeshje, ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Oriku” dueli  Flamurtari – Tomori.

Veriu Sport mëson se takimin Flamurtari-Tomorri do ta gjykojnë: Eglantina Pjetrushaj 27 vjeçarja që mban stemen e FIFA-s, Koleta Prenga(Durrës), Jena Mala(Shkodër), Gerard Çokaj(Lezhë).

Ndërsa, në sfidën tjetër, Laçi-Luftëtari, trupa gjykuese është kjo: Albano Stolaj, Geraldo Mënaj, Amarildo Kyçyku, Besnard Kaimi(Tiranë)

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë, turi i dytë

Sot

Laçi – Luftëtari (Në Ahmetaq, Vorë)

Flamurtari – Tomori (Në Orikum)

Nesër

Takimet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë vijojnë nesër, ku kalendari përmban 6 ndeshje:

Skënderbeu-Iliria

Apolonia-Lushnja

Vora-Sopoti

 Besa-Kukësi

Pogradeci-Korabi

Burreli dhe Kastrioti.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img