Saturday, July 27, 2024

Sot, dy ndeshjet e fundit të Superiores. Renditja provizore, kryeson i vetëm Partizani, Vllaznia zbret në vend të tretë

Lexo

Abissnet Superiore, vijon sot me dy ndeshjet e radhës, Laçi-Bylis dhe Partizani-Erzeni, të cilat janë të fundit për javën e katërt. Çifti i parë i ditës së sotme është ai që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 15:00, aty ku tifozët kurbinas kërkojnë reagimin e skuadrës së tyre, e cila pas tre javëve kampionat ka mbetur në kuotën e tre pikëve duke mbajtur vendin e tetë në renditje. Përballë do të ketë mallakastriotët, të cilët edhe pse debutues në tre javë kanë grumbulluar 4 pikë duke qënë me një pikë dhe me një vend më sipër se Laçi.

Po sot, por në orën 17:45, Partizani kryesues me 9 pikë të plotë pret Erzenin simpatik, i cili për momentin është në vendin e gjashtë me 5 pikë, por nëse merr pikë sot ndaj të kuqve mund ngrihet më lart në renditje.

Duelet e kësaj jave kanë nisur që të premten me barazimin Teuta-Kukësi 0-0, rezultat që largoi nga drejtimi trajnerin e Kukësit, Skënder Gega. Ndërkohë, që dita e djeshme, përpos barazimit pa gola në Kamzë mes Kastriotit dhe Tiranës, rezultati më i bujshëm ishte ai i regjistruar në “Arena Egnatia” ku rrogozhinasit shpartalluan Vllazninë duke e mundur thellësisht me rezultatin 3-0.

Në prittje të rezultateve të ndeshjeve të sotme, renditjen e përkohshme të Abissnet Superiore e kryeson  Partizani me 9 pikë. Në vend të dytë dhe të tretë janë Egnatia dhe Vllaznia me nga 6 pikë, për të vijuar me Kastriotin, Tiranën dhe Erzenin që ndaj vendet e katërt, pestë dhe të gjashtë me nga 5 pikë secila.

Bylisi është i shtati me 4 pikë, për të vijuar me Laçin dhe Teutën me nga 3 pikë që mbajnë vendin e tetë dhe të nëntë duke lënë në fund Kukësin me vetëm 2 pikë.

Superiore-Java e katërt

Të premten
Teuta-Kukësi 0-0

Të shtunën
Egnatia-Vllaznia 3-0
Kastrioti-Tirana 0-0

Sot

Laçi-Bylis 15:00
Partizani-Erzeni 17:45

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img