Sunday, December 1, 2024

Turneu Ndërkombëtar “Podgorica Trophy 2022”. KF Shkodra(U-13) mund Buduçnostin 3-2, por nuk kualifikohet në çerekfinale

Lexo

Formacioni KF Shkodra:

Kejvi Isufaj, Omar Gucija, Regis Sukaj, Rejan Muça, Roean Osja, Erjon Vajushi, Aron Sukaj, Deni Cilaj, Sabian Prendi, Amarildo Prendi, Gedrti Vajushi. Trajner: Rudi Piraniqi

Futbollistët 13 vjeçarë të KF Shkodra bënë prezantim të mirër në Turneun Ndërkomëbëtar “Podgorica Trophy 2022” që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Të drejtuar me profesionalizëm nga trajneri Rudi Piraniqi, pasi mundën në ndeshjen e parë Źupa Nikśić me rezultatin 4-2, futbollistët e talentuar të KF Shkodra kanë sfiduar edhe Buduçnostin.

Ndeshja në fjalë, e cila duhej të ishte e para e turneut  u shty për arsye të kushteve të motit, dhe ndërkohë kalendari për KF Shkodrën afroi dy ndeshjet e tjera të radhës. Bëhet fjalë për ballafaqimin me Stari Aerodrom, të cilën e humbi me rezultatin 2-0, si dhe me Novi Pazar, edhe kjo e humbur 1-0. Kështu, që për të siguruar kualifikimin, KF Shkodrës i duhej të fitonte me diferencë golash ndaj Buduçnostit.

Në fakt, 13 vjeçarët shkodranë, me dopietën e Erion Vajushit dhë një tjetër i Amarildo Prendit, e mundën Buduçnostin e Podgoricës me rezultatin 3-2. Por, kjo nuk mjaftoi që KF Shkodra të kalonte në çerekfinale.

Megjithatë, edhe pse nuk arritën të kualifikohen në çerekfinale, për trajnerin Rudi Piraniqi dhe stafin teknik në tërësi të këtij klubi, ky turne tregoj  se në ekipin e KF Shkodra janë disa futbollistë  të  cilët  treguan nivel dhe kanë një të ardhme të sigurte. “Ballafaqime, eksperinca, shkëmbime mendimesh në turne të këtij niveli, do të na shërbejnë në punën tonë e cila do vazhdoj edhe më me përkushtim në shërbim të formimit të këtyre futbollistëve.”, shprehet për Veriu Sport, trajneri Rudi Piraniqi.

Në vijim, Piraniqi, përgëzon të gjithë futbollistët që luajtën në këtë turne, mes të cilëve vlërëson si më të mirin Omar Gucija, jo vetëm për dy golat e shënuar por kryesisht për volumin e madh që ai kishte në fushën e lojës. Dhe, patjetër, pranë tyre janë edhe dy golashënuesit e tjerë, Erjon Vajushi me 4 gola dhe Amarildo Prendi me 1 gol.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img