Abissnet Superiore nis sot javën e 29-të me dy duele që kanë të bëjnë me kreun dhe zonën europiane nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër me luftën për mbijetese. Në fakt, sa i përket mbijeteses, Egnatia që luan me Tiranën dhe Kastrioti që ka përballë Kukësin, janë dy skuadra që me pikët e marra javët e fundit i janë larguar ndjeshëm zonës së “ftohtë” të fundtabelës së klasifikimit, por pikët e mundshme të sotmes e përforcojnë akoma më shumë një gjë të tillë.
Sa i përtket dy skuadrave të tjera, Tirana dhe Kukësi, të parët të shkëputur ndjeshëm në krye të renditjes, kërkojnë fitore dhe zyrtarizimin e fitimit të tilut kampion disa javë përpara mbylljes së kampioantit. Ndërkohë, kuksianët janë në luftë për vendin e tretë që të çon në Europë, por për ta mbajtur atë pozicion që knëa aktualisht janë nën presionin e Partizanit dhe Vllaznisë që e ndjekin nga afër, por pse jo edhe Teutës, që edhe pse është larg me pikë është deklaruar për një gjë të tillë.
Sidat, Egnatia-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi, fillojnë që të dyja në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” dhe atë të Kamzës.