Thursday, July 31, 2025

Sot, ekipet shqiptare: Vllaznia, Partizani, Deçiç dhe Prishtina, luajnw sfidat e para europiane

Lexo

Ekipet shqiptare: Vllaznia, Partizani, Deçiç dhe Prishtina, do të jenë sot në fushë për ndeshjet e para europiane të turit kualifikues.

Të parët që nisin betejen e tyre në Ligën e Konferencave janë të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, të cilët do të përballen me ekipin e Nomme Kalju të Estonisë, me ndeshjen që nis në ora 18:45.

Po, për Ligën e Konferencave, në orën 20:00, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Edi Martini, do të përballet me ekipin letonez të BFC Daugavpils, ndeshje e cila luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në të njëjtën orë, 20:00, në Tuz të Malit të Zi, ekipit vendas Deçiç pret  Sileks, ndeshje e vlefshm e për Ligën e Konferencave, e cila do të luhet në stadium tashmë me emrin e ri, “Besa”.

Në ndryshim nga Vllaznia, Partizani, Deçiç që luajnë për llogari të Ligës së Konferencave, skuadra tjetër shqiptare, Prishtina, luan në Ligën e Europës duke udhëtuar në Turqi, ku do të ndeshet prej orës 19:00 me Sherif Tiraspol.

LIGA E KONFERENCËS

Ora 18:45 Nome Kalju-Partizani

Ora 20:00 Vllaznia-Daugavpils

Ora 20:00 Deçiç – Sileks

LIGA E EUROPËS

Ora 19:00 Sherif Tiraspol-Prishtina

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img