Friday, November 22, 2024

Specialisti i futbollit Shkëlqim Muça, analizon Abissnet Superiore: Partizani nën nivel, Vllaznia me oshilacione, Tirana mirë

Lexo

“Në javët e para ka gjithmonë rezultate surprizë, sepse akoma skuadrat nuk kanë marrë formë”. Kështu mendon Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit Rubrika Sportive në RTSH, duke analizuar javën e tretë të “Abissnet Superiore”.

Të kuqtë, nën nivelin mesatar – “Tani në fillim të rëndësishme janë pikët. Partizani ka marrë pikë të plota dhe është krijuar një atmosferë e mirë. Gjithsesi, trajneri tha që nuk më pëlqeu asgjë nga ky ekip dhe kishte të drejtë. Mendoj se bëri një ndeshje nën nivelin mesatar, ishte konfuze, sidomos në sulm. Nuk e kuptova nga fillimi në fund vendosjen e Skukës. Mendoj se duhet të qëndrojë qendërsulmues, skuadra nuk kishte kokë, nuk kishte një lojtar pyk. Mendoj se Skuka është një qendërsulmues i lindur, aty i mer maksimumin. Skuadra ka potencial për lojën sulmuese, ka lojtarë të mirë”.

Vllaznia fitoi, por… “Vllaznia bëri përsëri një ndeshje me oshilacione, por pikët të japin moral dhe kohë për të rregulluar gjërat. Në 20 minutat e para Tirana kishte më shumë inisiativë, më pas Vllaznia duhet ta kishte vrarë ndeshjen. Me daljen e Markut, Tirana ishte më kërkuese, trajneri i përdori të gjithë lojtarët sulmues, mendoj se veproi mirë. Mendoj se bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht humbjes. Vllaznia ka për të rregulluar gjëra, akoma nuk është një skuadër e pjekur”.

Fitorja e Egnatias në Laç – “Nuk më pëlqeu asgjë tek Laçi, nuk më pëlqeu asgjë në të gjitha repartet. Ka problem në harmonizim, në aspektin sulmues varet shumë nga Mazrekaj. Egnatia bëri një lojë racionale, deri diku të organizuar mirë. Është një skuadër që duhet vlerësuar. Ka sulmuesa të shpejtë dhe lojtarë me eksperiencë. Po nuk e vlerësove si duhet, ndodh ashtu siç i ndodhi Laçit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img