Fitorja, dhe në mënyrë të veçantë goli i shënuar në sekondat e fundit të shtesës prej 7 minutash të ndeshjes e kanë entuziasmuar jo pak sponsorin e Vllaznisë, Alban Xhaferi. Një natë përpara ndeshjes ai e ka vizituar skuadrën kuqeblu në grumbullimin pranë Gardenland Resort, aty ku edhe i ka premtuar 6 milion lekë të vjetra për fitore. Ndërkohë, edhe pak çaste përpara startit të sfidës së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi ka qënë prezent në dhomat e zhveshjes të ekipit kuqeblu ku thuhet se shifrat e premios janë shtuar me shifra edhe më të larta. Ndërkohë, me të rënë bilbili i gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Enea Jorgji për mbylljen e takimit, ka nxituar përsëri në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar futbollistët kuqeblu.
Këtë herë, supriza ka qënë e skuadrës kuqeblu për të. Një gjë të tillë Xhaferi e theksoi edhe në konfrencen për shtyp dhënë menjëherë pas ndeshjes duke pohuar se grupi kuqeblu e ka pritur me brohoritjet në kor, …10-ta, ….10-ta, shprehje kjo që në fjalorin kuqeblu nënkuptohet me kërkesën, synimet dhe objektivin për fitimin këtë sezon të titullit të 10-të kampion. Nuk ka vonuar, dhe pak minuta më pas, vetë sponsori kuqeblu Alban Xhaferi do të postonte në rrjetin social FB urimin e tij për suksesin e sotëm ndaj Tiranës.
16min ·“Faleminderit çuna për emocionet që po na dhuroni. Na vjen thellësisht keq që situata nuk na lejon të ndajmë suksesin me të gjithë tifozat në stadium”. Postim ky që shoqërohet edhe me dy fotot përkatëse të këtij urimi ….