Thursday, April 25, 2024

Starova, flet si ish: Partizani është një skuadër e re dhe do kohën e vet, por ka mundësinë për të dalë kampion!

Lexo

Në të njëjtën studio sportive me me ish futbollistin dhe ish trajnerin e njohur, Shkëlqim Muça, atë RTSH-së të drejtuar nga Hygerta Sako, mbrëmjen e së hënës ka qënë edhe ish futbollisti dhe ish trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, sot punonjës i stafit teknik të FSHF-së.

Duke folur për ish skuadrën e tij të Partizanit, e cila në sfidën e fundit të javës së 12-të të Superiores, mundi 2-0, Bylisin, Starova, thotë:  “Gabojnë shumë para porte, aq sa e vënë në diskutim rezultatin. Partizani është një skuadër e vrullshme dhe këtë e tregoi. Ka udhëhequr pjesën më të madhe të kohës, por nuk ka shumë ekuilibër. Luan shpejtë, por bën shumë gabime. Humbasin shumë raste, aq sa vënë në diskutim rezultatin. Shikoj dhe shenja egoizmi nga rrjedha joprofesionale e skuadrës: nuk ka grumbullim, nuk ka hotel, kështu lojtarët qëndrojnë pak me njëri tjetrin. Partizani është një skuadër e re dhe do kohën e vet, por ka mundësinë për të dalë kampion.”

Duke folur për katër lojtarët e Partizanit që u thirrën në Kombëtare, Starova, thotë: “anë por duhet të luajnë. Sa të gatshëm janë të luajnë, sepse konkurenca është shumë e madhe”. Përsa i përket largimeve dhe afrimeve që kanë bërë skuadrat e Superligës në merkaton e verës, Starova u ndal tek një emër: “Tirana është shembulli më i mirë i lëvizjeve. Ka shitur lojtarë të mirë, që janë larguar jashtë dhe më pas ka marrë lojtarë të mire”.

Një koment, Starova e kishte edhe për ndeshjen e së hënës, derbin e Prefekturës, Teuta dhe Erzeni.  “Të flasësh për Teutën duhet të flasësh dhe për kundërshtarin, sepse u ndesh me një skuadër që ndodhet në vendet e para”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img