Wednesday, April 24, 2024

Post Tirana-Vllaznia. Rudi Vata: Vllaznia mu duk më mirë se Tirana, por i duhet një lojtar goli. Më trishtoi prania e pakët e tifozëve në stadium!

Lexo

Ballafaqimi i javës së 12-të të Superiores së futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, takim ky i mbyllur në barazim, 0-0, është konsideruar si një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni, ku me cilësinë që skuadrat paraqitën në fushën e lojës, ishte një vitrinë e mirë për futbollin shqiptar.

Në analizën që i bën kësaj ndeshje, ish kapiteni i kombëtarës shqiptare, por edhe ish futbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, përcjell vlerësime për atë çfar skuadrat paraqiten në fushën e lojës. Sipas tij, Vllaznia ishte më lart në këtë sfidë, krijoi shumë raste shënimi, por i mungon lojtari gol. Ndërkohë, ai u ndal edhe tek tifozëria, duke shprehur shqetësimin për boshatisjen e tribunave të stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që luajnë dy skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar. Komentin në fjalë, Rudi Vata e bëri në emisionin ‘’Sport Show’’ të Tv1 Channel, ku ishte i ftuar në panel.

 “Ndeshjen e fundit të Vllaznisë isha në stadium për ta ndjekur dhe kisha shumë interes ta shikoja atë ndeshje. Vllazninë e ndjek gjithmonë nëpërmjet lajmeve dhe internetit.Tiranën, kisha kohë pa e parë. Fillimisht tek po shihja ndeshjen më trishtoi fakti se si dy skuadrat më të mëdha në Shqipëri kanë kaq pak tifoza në stadium. Pyetja ime është pse tifozëria i është larguar futbollit? Kjo është një minus shumë i madh për të dy skuadrat dhe për futbollin në vendin tonë.

Vllaznia mu duk më mirë se Tirana. Mendoj që si skuadër, Tiranës i mungonte karakteri dhe nuk arrita të kuptoj  pse i mungonte ajo ‘’shija’’ e zakonshme që Tirana ka pasur duke e dominuar ndeshjen. Shikova një Tiranë të thjeshtë.  Nga ana tjeter Vllaznia me një lojtarë si Latifi në formë të mirë dhe si skuadër në tërësi shumë më e organizuar. Krijoi rastet që duhet të kesh shumë përgatitje t’i krijosh karshi një kundërshtari i cili ka qënë dominant në futbollin Shqiptar. Problem më i madh mbetet finalizimi, dhe kjo është një nga pikat më të rëndësishme që klubi duhet të punojë. Nëse Vllaznia pretendon të fitoje Kampionatin Shqiptar, sigurisht që i duhet një lojtar goli.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img