Friday, April 26, 2024

Starton KK i futbollit U-21, Vllaznia e nis me fitore, mund Tiranën në transfertë 1 me 4 dhe vazhdon kryesimin e vetme

Lexo

E mbylli me fitore vitin e kaluar, teksa mundi me 22 dhjetor të 2020-tës në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës Dinamon me rezultatin 4 me 2, dhe përsëri edhe e vitin e ri 2021, Vllaznia U-21 drejtuar nga trajnerët Fatjon Hasani dhe Nefail Zhejani e nis me fitore. Kjo i përket pasdites së sotme, kur skuadra kuqeblu luajti në transfertë përballë bardhebluve të Tiranës duke dalë fituese me rezultatin e thellë 1 me 4. Një pjesë e parë më me shumë rivalitet, teksa e tregon edhe rezultati i barabartë 0-0, ndërkohë që me të filluar pjesa e dytë, në të 56-tën minutë është Miki Bashaj për vendasit që shënon në portën kuqeblu duke e kaluar në avantazh Tiranën me rezultatin 1 me 0. Deri këtu është forca bardheblu, sepse mysafirët nga Shkodra reagojnë menjëherë dhe nëntë minuta pas pësimit të golit në portën e tyre, është Joald Ivziku i shënon një gol mjaft të bukur për nga realizimi duke e barazuar rezultatin në 1-1. Duke pasur si objektiv vetëm fitoren tre pikëshe, skuadra kuqeblu vazhdon të sulmojë dendur në portën kundërshtare duke gjetur më pas edhe tre gola të tjerë, njërin më të bukur se tjetrin. Në të 71-tën gjen golin e avantazhit me anë të Rigers Xhahysës, ndërsa më pas vijnë edhe dy golat e tjerë me autor Medi Çoba në të 79-tën dhe në të 90+2  Eraldo Deda. Përfundimisht, fitore e pastër dhe e merituar me rezultatin 1 me 4 që në javën e para të vitit 2021, tre pikë që e ngrejnë Vllazninë U-21 në kuotën e 19 pikëve duke vijuar ta mbajnë atë në pozitën e kryesuesit të tabelës së klasifikimit.

Po ditën e sotme u luajtën edhe dy ndeshje të tjera të Kampionatit Kombëtar të 21 vjeçarëve, ku Kukësi mundi Akademinë e Futbollit me rezultatin e thellë 8 me 1 dhe Laçi mundi Teutën e Durrësit me rezultatin 1 me 0. Në ndeshjen e parë, golat për skuadrën kuksiane u shënuan 3 nga Zijaj, përkatësisht në minutët 1, 8 dhe 32, si dhe të tjerët nga Tabaku 14’, Haderaj 19’, Jargavani 68’ dhe Kola 86’, ndërkohë që për Akademninë e Futb ollit Tiranë golin e vetëm e shënoi Ukperaj në minutën e 30-të. Ndërsa, në sfiden tjetër po të ditës së sotme, Laç-Teuta, golin e fitores për lëçajanët e shënoi Prengaj në minutën e 89-të me penallti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img