Një fitore historike për skuadrën e Strugës në Ligën e Konferencës. Pasi u eliminuan nga Liga e Kampioneve, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut ka zbritur sot në fushën e lojës për tu përballur me Buduçnost, ndeshja e parë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Një sfidë e dominuar nga të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro, shpërblyer vetëm me një gol me autor Ibraimin. Fillimisht sulmuesi goditi shtyllën pingule në minutën e 21-të, ndërsa nëntë minuta më vonë, në tentativën e tij të tretë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Edhe në pjesën e dytë rastet nuk munguan për skuadrën e Strugës, por rezultati 1-0 mbeti ne fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit të ndeshjes. Një fitore minimale, por qe jep shpresa për një kalim të mundshëm të turit të dytë të Ligës së Konferencës.