Struga fiton derbin përballë Shkëndijës në Tetovë dhe fiton titullin kampion për të dytin vit radhazi. Miqtë fitojnë 2-0 në transfertë dhe shkëputen të vetëm në krye të renditjes, tashmë me 3 pikë më shumë se tetovarët.
Struga ka siguruar matematikisht vendin e parë falë diferencës prej tri pikësh ndaj kuqezinjve dhe avantazhit në ndeshjet direkte (dy fitore dhe një humbje). Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi.
Shkupi ndalet në shtëpi nga Brera Strumica. Javën e fundit do të ketë sërish një derbi shqiptar, pasi Struga do të presë në shtëpi Shkupin.