Saturday, July 27, 2024

(Video) Atletikë-Medalje e Artë për talentin shkodran Franko Burraj në Meetingun e Gjermanisë

Lexo

Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj vazhdon paraqitjet e tija fantastiske, si në garat kombëtare dhe ato ndërkombëtar. Konkurimi i fundit i Frankos ishte Meetingu Ndërkombëtar i zhvilluar në Karlsruhe të Gjrmanisë, ku ai konkuroi në disiplinën e vrapimit 100 metër.

Me kohën10.63, Burraj u rendit në vendin e parë duke merituar medaljen e artë. Siç është thënë edhe më herët, objektivat e Franko Burrajt dhe të trajnerit të tij Bruno Rrotani janë për të kapur normën e përfaqësimit në Lojrat Olimpike, ku rezultatet pozitive që ai po arrin nga gara në garë duket se një objektiv i till është shumë pranë konkretizimit.

Nga konkurimi në Gjermani, Franko ka udhëtuar drejt Italisë, ku ka konfirmuar pjesëmarrjen në një garë tjetër ndërkombëtare, gjithnjë në shërbim të marrjes së pikëve të duhura për plotësimin e normës së konkurimit në Olimpiadën e Parisit.

(Video) Gara e Franko Burrajt në Meetingun e Karlsruhe Germany 11.05.2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img