Sunday, September 8, 2024

Suksesi i Vllaznisë në futboll femra, kryebashkiaku Bardh Spahia, uron skuadrën, stafin dhe presidencen për kualifikimin në fazën play-off të Ligës së Kampioneve

Lexo

Fitorja e Vllaznisë 1-0 në futboll për femra mbrëmjen e së dieles në Petrovac të Malit të Zi ndaj kampiones së Sllovakisë, Spartak Mijava dhe kualifikimi në fazën play-off të Ligës së Kampioneve të Europës është pritur me shumë entuziazëm nga mbarë komuniteti shkodran dhe më gjërë.

Në gëzimin, kënaqësinë dhe krenarinë e suksesit të vajzave shkodrane të futbollit është përfshirë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, i cili përpos telefonatave dhe mesazheve uruese përmes telefonit në drejtim të stafit teknik me në krye trajnerin Nikolin Leka, si dhe presidentit Lazër Matija, një gjë të tillë e ka bërë edhe përmes mesazhit publik në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale.

“Urime vajzave kuqeblu!

Të gjithë jemi krenar për arritjet që ekipi i Vllaznisë në futboll për femra po njeh vit pas viti.

Vajzat shkodrane ja dolën të kualifikohen në fazën play-off të Ligës së Kampioneve. Fitorja me vajzat sllovake të Mijava ishte një lajm i bukur për të gjithë ne. Urojmë që ky rrugëtim të vijojë dhe pse jo të shënojmë një tjetër histori suksesi në këtë kompeticion.

Përgëzime vajzave, stafit drejtues dhe presidencës!”, shkruan në mesazhin e tij urues, kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img