Saturday, May 4, 2024

Suksesi në Europian, shtypi italian flet me superlativa për nënkampionen e Europës, Mikela Skandaj: “Elegancë dhe saktësi në lëvizje”, shkruan L’Arena

Lexo

E lindur në Itali, por me prindër shqiptar nga fshati Baqel i Lezhës, 14 vjeçarja e talentuar e sportit të Karatesë, Mikela Skandaj është bërë protagoniste e të dy vendeve, Italisë që po e rrit dhe Shqipërisë, prej nga, ka edhe origjinën.

Në fakt, kjo e dyta, e kemi fjalën për Shqipërinë, nuk është se ka treguar ndonjë vemendje ndaj kësaj sportiste, e cila në jo pak raste ka shprehur dëshirën të përfaqësojë atdheun e prindërve të vet, duke e quajtur padyshim edhe të vetin, por ka hasur në një indiferentizëm total të strukturave sportive dhe shtetërore.

E vetmja vemendje që ka në Shqipëri, është ajo mediatike, dhe kjo më së shumtmi nga mediat e rajonit të Shkodrës, të cilat, qoftë televizionet, por edhe portalet sportive, kanë vijuar dhe vijojnë t’i bëjnë jehonë rezultateve të larta që Mikela po regjistron në arenën ndërkombëtare.

Krahas titujve të shumtë të fituar në Itali, apo në shkallë Ballkani, pak ditë më parë, Mikela Skandaj fitoi tre medalje duke u shpallur nënkampione Europe duke përfaqësuar kombëtaren e Italisë. Këtij suksesi, i ka bërë jehonë edhe shtypi italian, ku në disa prej kronikave të përgatitura për Mikelen, Veriu Sport, shkëputi njërin prej tyre, atë të botuar në gazetën, “L’Arena” , me autor, Massimo Ugolini.

“Elegancë dhe saktësi në lëvizje». Protagonistja 14-vjeçare në kampionatin evropian Ëukf në Antibes, Francë Teknikë e shkëlqyer edhe në kumite individuale.

14-vjeçarja nga Verona, Mikela Skandaj protagoniste në kampionatin evropian të karatesë Ëukf në Antibes, Francë.. E reja premtuese e lindur në Itali nga prindër shqiptarë, e regjistruar në Fedika (Fedika italiane e kara-te dhe disiplinave të ngjashme), fitoi tre medalje: medalje argjendi në kumite individuale, bronz në kata individuale dhe në kata ekipore. Kata është një formë koreografike e karatesë, e kryer individualisht ose në ekip, që kërkon saktësi, koordinim dhe teknikë. “Mikela Skandaj ka treguar mjeshtëri në kata me aftësinë për të kryer lëvizje komplekse me elegancë dhe kontroll”, thotë mjeshtri Maurizio Brighenti i klubit të palestrës sportive Body Fashion të San Martino Buon Albergo ku stërviten Mike-la Skandai dhe kampionët e tjerë të Scala. Për sa i përket medaljes së argjendtë në kumite individuale (luftimi), Mikela tregoi teknikë të shkëlqyer, duke mposhtur kundërshtarët më me përvojë falë shpejtësisë, fuqisë dhe saktësisë”, citohet ndër të tjera, në shkrimin në fjalë, botuar në gazetën italiane, “L’Arena”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img