Sunday, May 5, 2024

Liga e Konferencës-“Air Albania” nuk është me fat për Ballkanin. Skuadra e Ilir Dajës mundet 0-1 nga Viktorias e Plznjit

Lexo

Dy veprimtaritë e tjera të klubeve të kontinentit, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, kanë luajtur të enjten ndeshjet e 5-ta të fazës së grupeve. Natyrisht, vëmendja ka qenë e përqendruar tek Ballkani, që e ka mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë të sfidës me Viktorian e Plzenjit, që u luajt në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. 45 minutat e para kanë qenë më të mira për skuadrën “kampione” të Kosovës, të drejtuar nga trajneri Ilir Daja, por ajo nuk ka arritur dot ta gjejë rrugën e rrjetës përtej rasteve të ndërtuar për shënim. Skuadra e Ballkanit e ka mbizotëruar lojën më shumë se çekët gjatë pjesës së parë dhe vazhdimisht ka kërkuar golin e epërsisë, madje pati dy raste të mira, por nuk ia doli ta zhbllokojë rezultatin.

Në minutën e 14-të, goditjen e Edvin Kuçit me kokë e largoi nga vija e portës një mbrojtës i Viktorias. Ndërsa goditjen nga larg të Bernard Karricës në minutën e 41-të, e grushtoi portieri mik. Ndryshe nga pjesa e parë, Ballkani nuk pati ritëm dhe paraqitje të tillë në pjesën e dytë, pasi nuk e rrezikoi seriozisht portën kundërshtare dhe kjo i mundësoi Plzenjit që të luante përpara dhe të shënonte golin e fitores, që sidoqoftë nuk pati ndonjë rëndësi të madhe për ekipin nga Republika Çeke, që ishte kualifikuar për në fazën tjetër.

Skuadra mike e realizoi në minutat e fundit golin e fitores, falë gabimit të portierit Koliçi, por Ballkani ka ende shpresat matematikore për kalimin e fazës së grupeve. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin C të Ligës së Konferencës, aty ku më herët, Dinamo e Zagrebit ka fituar me shifrat 2-0 në Kazakistan ndaj Astanës vendase.

Ndeshjen e fundit, Ballkani e luan më 14 dhjetor 2023 kundër Dinamos së Zagrebit, ekip të cilin e mposhti 2-0 në Prishtinë, por që duhet ta mundë edhe në Kroaci për të shpresuar për kualifikimin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img