Karriera e sportive e Roko Vates, djalit të ish kapitenit të kombëtares së Shqipërisë vazhdon të shënojë vetëm progress. 19 vjeçari, që më 18 prill mbush plot 20 vjeç po spikat nga java në javë në futbollin anglez si pjesë e skuadrës Uotford.
Rasti më i fundit është shkëlqimi në ndeshjen e Kupës FA, ku skuadra e tij përballej në transfertë me një ekip të Premier Ligës siç është Fullhem. Roko Vata e filloi lojën si titullar, dhe pas disa inkursioneve të shpejta dhe plot presion në portën kundërshtare vjen minuta e 33-të, kur një predhë spektakulare e lëshuar nga distanca mbi 35 metër të pakapshme për portierin kundërshtar i cili e pa atë të ndalej në rrjetë në trekëndëshin e majtë të portës së Fullhem.
Gol ky që barazon përkohësisht shifrat e rezultatit në 1-1. Ky ishte goli i parë në Kupën FA me fanellën e Uotford për Vatën, i cili ka shënuar 2 gola e ka dhënë 3 asiste në kampionatin anglez.