Zikaltërit kanë mundur 2-1 Genoan, +15 nga Juventusi
Interi mundi Genoan 2-1 në ndeshjen e javës së 27-të të Serisë A, duke arritur fitoren e nëntë radhazi dhe duke e çuar epërsinë në +15 pikë ndaj Juventusit në renditje në udhëtimin e tyre triumfues. Zhbllokues i një ndeshjeje fillimisht shumë të ekuilibruar ishte Asllani (31′), me golin e tij të parë për zikaltërit. 2-0 u firmos nga Sanchez me një penallti(37′). Në pjesën e dytë ligurianët reaguan me karakter të jashtëzakonshëm, duke ngushtuar diferencën me një goditje të madhe me të majtën nga Vasquez (54′), por me gjithë përpjekjet nuk arritën të kapnin golin e barazimit.
STATISTIKA
Interi është skuadra që ka goditur (16) dhe ka shënuar (14) numrin më të madh të penalltive në të gjitha garat mes skuadrave në pesë ligat më të mira evropiane.
Kristjan Asllani dhe Alexis Sánchez ishin respektivisht golashënuesit numër 15 dhe 16 të Interit në këtë Serie A: asnjë ekip nuk ka më shumë (16 edhe Fiorentina).
Si Kristjan Asllaniashtu dhe Alexis Sánchez nuk kishin shënuar në Serie A për saktësisht 668 ditë: goli i tyre i fundit erdhi më 6 maj 2022 në San Siro, me rastin e Inter-Empoli 4-2 – në atë rast, kiliani me Interin, ndërsa shqiptari luante për klubin toskan.
Goli i parë me fanellën e Interit për Kristjan Asllanin në paraqitjen e tij të 53-të për zikaltërit në të gjitha garat.
Alexis Sánchez ka shënuar katër gola në karrierë kundër Genoas në Serie A dhe nuk ka bërë më mirë kundër asnjë ekipi tjetër.