Saturday, July 27, 2024

Supergoli i Fernandos ndaj Partizanit ia kalon atij të Asanit të kombëtares ndaj Polonisë

Lexo

Ndeshja e mbrëmjes së sotme në mes Partizanit dhe Egnatias prodhoi një supergol të realizuar nga sulmuesit i Egnatias, Medeiros Fernando. Mënyra e realizimit të këtij goli ka marrë vlerësime me superlativa nga ana e specialistëve të futbollit. Madje, në një lidhje direkte me studion Skaner MCN, vetë Fernando nuk ka nguruar të komentojë edhe si më të bukur nga ai i shënuar nga Jasir Asani për kombëtaren e Shqipërisë ndaj Polonisë në “Air Albania”.

“Ndjej lumturi dhe është gjithmonë e bukur të shënosh. Por kur shënon një gol të tillë, gëzimi është më i madh.

Pika është shumë e rëndësishme se e dimë që Partizani është shumë i fortë. Jam i lumtur që shënova kështu dhe morëm pikë.

Më i bukur goli i Asanit? Jo, besoj që i imi është më i bukur”, u shpreh futbollisti i Egnatias, Medeiros Fernando.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img