Saturday, July 27, 2024

Futboll Kategoria e parë-Luhen dy takimet e fundit të javës së 3-të. Lushnja-Elbasani 0-1 dhe Vora-Burreli 3-1

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura pasditen e sotme, Lushnja-Elbasani dhe Vora-Burreli, është mbyllur java e tretë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë. Në dy duelet e fundit, fitues dolën elbasanasit me rezultatin 0-1 dhe vorakët me rezultatin 3-1.

Lushnja-Elbasani 0-1 (Shënues: Karakaçi 45’)

Lushnja:Alimuçaj,Magani,Kasmollari,Disha,Xhejms,Muça,Leo,Levendi,Kananaj, Canka,Preknicaj. Trajner:Gugash Magani

Elbasani:Kuka,Lleshi,Pere,Telushi,Idrizaj,Karakaçi,Hasani,Ivan,Kasa,Hoxhaj,Greca Trajner:Nevil Dede

Arbitra:Sokol Bebja,Bledar Mesi,Ilir Cani(Tirane),Mikele Dyrmishi(Poliçan) Delegat:Andi Zere(Tirane) Vezhgues:Alfred Lamçe(Patos)

Lushnja nuk di te dale nga kriza,ndersa edhe ne sfiden e javes se trete te Kategorise se Pare,ate ndaj Elbasanit ka dale me zero pike,duke vuajtur ne fund te renditjes.

Ky takim u mbyll me rezultatin 0-1,me te vetmin gol qe per miqte e realizoi Karakaçi ne minuten e 45-te. Vendasit tentuan qe te gjenin barazimin, por ne fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Lushnjen qe pas tre javeve te para renditet ne vend te fundit me zero pike, ndersa Elbasani nga ana tjeter renditet ne vend te dyte me shtate pike, po aq sa Apolonia e vendit te pare.

Vora-Burreli 3-1(Shënues: Qardaku 5’, Avdiu 14’, Rraboshta 78’/Fetaj 69’)

Vora:Ruçi,Tabaku,Gaio,Ismaili,Shani,Meta,Sefa,Avdiu,Qardaku,Raboshta,Dalipi Trajner:Artan Mergjyshi

Burreli:Çili,Fetaj,Dikson,Dedgjonaj,Kastrati,Stana,Xhoel,Koleci,Farruku,Justin,Pedro Trajner:Dorjan Bubeqi

Arbitra:Olsi Sokoli,Nertil Bregasi(Tirane),Deivis Perndreca(Lezhe),Ermal Gryka(Fushe-Kruje) Delegat:Genc Misha(Tirane) Vezhgues:Engjell Pjetrushi(Lezhe)

 

Nderkohe ndeshja tjeter qe mbylli kete raund te Kategorise se Pare ishte ajo mes Vores dhe Burrelit qe u mbyll me rezultatin 3-1. Vendasit gjeten avantazhin qe ne minuten e peste me Qardakun,ndersa ne minuten e 14-te Avdiu dyfishoi avantazhin e Vores.

Burreli reagoi me Fetaj ne minuten e 69-te dhe ngushtoi diferencen, por vetem tete minuta me pas Rraboshta shenoi golin e trete per Voren dhe vulosi kete sfide.

Pas javes se trete,Vora renditet ne vend te katert me gjashte pike, teksa Burreli pozicionohet ne vend te 11-te me vetem nje pike.

Rezultatet e javës së 3-të në Kategorinë e Parë:

E DIEL (17.09.2023)

APOLONIA 1-1 BESA

BYLIS 1-1 TOMORI

KASTRIOTI 0-0 FLAMURTARI

LUZI 0-0 KORABI

E HËNË (18.09.2023)

LUSHNJA 0-1 ELBASANI

VORA 3-1 BURRELI

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img