Saturday, November 23, 2024

Superiore-Java e 18-të-Luhen edhe tre ndeshje të tjera, fitojnë Partizani, Teuta dhe Tirana

Lexo

Pas takimit të së premtes, Vllaznia-Laçi, që u fitua nga laçjanët me rezultatin 1 me 2, sot u luajtën edhe 3 ndeshje të tjera të Superiores së futbollit shqiptar. Bylis-Partizani dhe Tirana-Skenderbeu në 13.30, dhe Teuta-Apolonia në 16.45. Në përfundim të 90-të minutave të sfidave përkatëse, fitues dolën Partizani, Teuta dhe Tirana, tre pikëshat e të cilëve kanë bërë që ato të rriten në pikë dhe moral, ku përpos mbajtjes së pozicionit në zonën europiane, për të tentuar, pse jo edhe kapjen e Vllazninë që edhe pse u mund nga Laçi, vazhdon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit.

Sfida më e nxehtë e ditës së sotme ishte ajo e luajtur në Ballsh mes Bylisit vendas dhe Partizanit mysafir. Ballshiotët që janë në luftë serioze për mbijetesen në Superiore patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 40-të me një penallti që gjyqtari Enea Jorgji dha në favor të tyre, por portjeri Hoxha u tregu i saktë duke e pritur topin e gjuajtur nga serbi Kojiç.

Penallti ka përsëri në këtë ndeshje, por këtë radhë në favor të Partizanit, pasi në minutën e 55-të mbrojtja vendase pengon Çinarin brenda zonës. Është vetë shkodrani Erald Çinari që merr përsipër ta godasë duke kaluar në avantazh Partizanin.Vendasit nuk pajtohen me disavantazhin dhe ngulmojnë për të gjetur golin e barazimit. Pak minuta më vonë, në minutën e 73-tën, Bylisi dëmtohet, kur futbollisti i tyre Ymeralilaj ndëshkohet me të kuqe.

Shtatë mininuta më pas Minuta e 80-të, Partizani dyfishon avantazhin me golin e shënuar nga Cara, por në të 86-tën Carkanji shënon për Bylisin duke rritur shpresat e mundësisë së barazimit, por nuk ka kohë në dispozicion për një gjë të tillë, sepse edhe pas 3 minutave shtesë, vërshëllima e fundit e ndërkombëtarit Jorgji fikson rezultatin 1 me 2 në favor të Partizanit.

Në sfidën tjetër të pasditës, Tirana-Skenderbeu luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit ndeshja zgjidhet që në pjesën e parë me dy golat e shënuar nga Seferi dhe Hoxhallari, përkatësisht në minutat 10-të dhe 18-të duke i dhënë fitoren bardhebluve.

Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër, atë Teuta-Apolonia, lujtur në mbëmjen, durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini vuajtën shumë, por sidoqoftë në fund iu gëzuan golit të shënuar nga mbrojtësi Rustem Hoxha në të 77-tën minutë duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë Teutën në treshen e parë të renditjes.

Java e 18-të mbyllet të shtunën me çiftin e fundit, Kukësi-Kastrioti. Kukësianët që me fitoret e fundit po kalojnë një moment të mirë duke kërkuar t’i bashkangjiten grupit të skuadrave të kreut dhe krutanët, që kërkojnë një vend komod në mesin e artë të renditjes.

FT: VLLAZNIA-LAÇI  1-2

Demir Imeri 66′ / Nuabueze 59′, Harmon 72′

FT: TEUTA-APOLONIA  1-0

Rustem Hoxha 77′

FT| Bylis-Partizani  1-2

Carkanji 86’/ Çinari 55′, Cara 80′

TIRANA-SKËNDERBEU  2-0

Seferi 10′, Hoxhallari 18′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img