Friday, April 19, 2024

Futboll Kategoria e parë-Luhet java e 10-të, shpërthen Burreli, mund Veleçikun në transfertë 0-4

Lexo

Pas një pauze të gjatë, ku si rezultat i kushteve të vështira të motit, FSHF e shtyu dy herë startin e kampionatit, kategoria e parë e futbollit shqiptar ka filluar sot me luajtjen e disa ndeshjeve, ndërkohë që tjerat luhen nesër. Në grupin A ku luajnë skuadrat e veriut u luajutën 3 ndeshje, Vora-Besëlidhja, Oriku-Korabi dhe Veleçiku-Burreli. Ballaafqime këto që kanë dhuruar jo pak surpriza. Tre pretendentët për të kaluar në Superiore, Korabi, Besëlidhja dhe Burreli kanë luajtur në transfertë, ku dy të parat kanë humbur, ndërkohë që Burreli ka fituar.

Referuar çiftit, Veleçiku-Burreli, takim ky i luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, rezultati në përfundim të krejt ndeshjes ka qënë befasues. Koplikasit që luftojnë për mbijetesë, të cilët në fazën e parë kanë frenuar edhe Dinamon pretendente, në përballjen e sotme kanë pësuar një humbje të thellë me shifrat 0 me 4. Matjanët e drejtuar nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj kanë dominuar në të gjitha drejtimet , ku 2 nga 4 golat janë shënuar nga shkodranët Rraboshta dhe Toma që luajnë për Burrelin, përkatësisht në minutat 21 dhe 53, ndërkohë që Juta dhe Stana janë autorë të dy golave të tjerë në minutat 36 dhe 84. Nëse për Veleçikun, kjo humbje, shton telashet e problematikës së rënies një kategori më poshtë, fitorja në transfertë e Burrelit është një sinjal i drejtpërdrejtë për rivalët në luftën e kualifikimit në Superiore, sidomos për Dinamon që kryeson me 20 pikë dhe nga pas e ndjekin matjanët me një pikë më pak.

Lezhjanët e drejtuar nga Sinan Bardhi kanë hedhur një hap të gabuar teksa janë mundur në transfertë nga Vora me rezultatin 2-1. Për vendasit kanë shënuar Keqa 11′ , Sadiku 22′, ndërsa golin për lezhjanët e shënoi Milanoviç 49′. Në ballafaqimin, Oriku-Korabi ka vendosur goli i shënuar nga  Çaushaj në minutën e 66-të që i jep fitoren tre pikëshe vlonjatëve. Trajneri i njohur, Agim Canaj ka debutuar me humbje në stopin e dibranëve, humbje kjo që e largon paksa Korabin nga rivalët e kreut të tabelës së klasifikimit.

FT| Veleçiku-Burreli 0-4

Rraboshta 21, Juta 36′, Toma 53′, Stana 84′ 

FT| Vora-Besëlidhja 2-1

Keqa 11′ , Sadiku 22′ / Milanoviç 49′ 

FT| Oriku-Korabi 1-0

Çaushaj 66

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img