Superiorja kthehet për të luajtur javën e 27-të, që mbyll dhe fazën e tretë të këtij sezoni. Ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën, për shkak të angazhimeve që kishin disa prej ekipeve në kupë.
Të pesta ndeshjet do i japin përgjigje përkohësisht dilemave që ekzistojnë aktualisht. Gjithçka nis mes Erzenit dhe Partizanit në Rrogozhinë. Ditën e diel e mbyll një ndeshje me peshë, siç është Tirana-Egnatia për këtë sezon.
Të hënën zbresin në fushë fillimisht Kukësi dhe Laçi. Më pas javën e mbyllin dy ndeshje të tjera me mjaft të rëndësi. Bëhet fjalë për Dinamo-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.
Të dielën
Erzeni-Partizani(14:00)
Tirana-Egnatia(17:00)
Të hënën
Kukësi-Laçi(14:00)
Dinamo-Teuta(17:00)
Skënderbeu-Vllaznia(17:00)
Fatos LAMAJ