Saturday, July 27, 2024

Superiore-Java e 27-të luhet në dy ditë. Nis të dielën dhe mbyllet të hënën me duelin, Skënderbeu-Vllaznia

Lexo

Superiorja kthehet për të luajtur javën e 27-të, që mbyll dhe fazën e tretë të këtij sezoni. Ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën, për shkak të angazhimeve që kishin disa prej ekipeve në kupë.

Të pesta ndeshjet do i japin përgjigje përkohësisht dilemave që ekzistojnë aktualisht. Gjithçka nis mes Erzenit dhe Partizanit në Rrogozhinë. Ditën e diel e mbyll një ndeshje me peshë, siç është Tirana-Egnatia për këtë sezon.

Të hënën zbresin në fushë fillimisht Kukësi dhe Laçi. Më pas javën e mbyllin dy ndeshje të tjera me mjaft të rëndësi. Bëhet fjalë për Dinamo-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia.

Të dielën

Erzeni-Partizani(14:00)

Tirana-Egnatia(17:00)

Të hënën

Kukësi-Laçi(14:00)

Dinamo-Teuta(17:00)

Skënderbeu-Vllaznia(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img