Java e 28-të e Superiores së futbollit shqiptar ka startuar ditën e djeshme, me dy ndeshjet Partizani-Kastrioti(3-1) dhe Kukësi-Tirana, barazimi 2-2. Ndërkohë, tre çiftet e tjera që mbyllin javën në fjalë luhen sot. Ato janë Apolonia-Vllaznia, Skenderbeu-Teuta, Laçi-Bylis, ndeshje këto që secila prej tyre ka të veçantën e vetë. Ballafaqime që për Vllazninë, Teutën dhe Laçin luhet për kreun e tabelës së klasifikimit, ndërkohë që për Apolonë, Skenderbeun dhe Bylin kërkohet mbijetesa në Superiore.
Për këtë ndeshje, sektori i gjykimit pranë FSHF-së ka planikuar gjyqtarët që do të mbajnë drejtësi në fushën e lojës. Kështu, në sfidën e parë që starton në orën 13.oo, në stadiumin “Loni Papuçiu” do të gjykojë arbitër kryesor Mario Shabanaj, i cili do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha dhe Endrit Veseli, ndërsa arbitër i katërt është Kridens Meta.
Dy ballafaqimet e tjera që janë edhe të fundit për këtë javë do të luhen në orën 16.00. Në Korçë për takimin, Skënderbeu-Teuta, fjyqtar kryesor është Kreshnik Cjapi, i ndihmuar nga Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova, ndërsa Dojando Myftari i katërt.
Ndërsa në Laç, ndeshjen Laçi-Bylis so ta gjykojë si kryesor Klodian Shahini, i ndihmuar nga Fatmir Lama dhe Denis Agarah, ndërsa arbitër i katërt është Adrian Beqiraj.