Sunday, May 5, 2024

Starton në stadiumin “Loni Papuçiu” ndeshja e javës së 28-të, Apolonia-Vllaznia

Lexo

Sapo ka startuar në këto momente në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit ndeshja e javës së 28-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore në mes Apolonisë vendase dhe Vllaznisë mysafire. Një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Fierakët të fundit në vendin e dhjetë të tabelës së klasifikimit me 17 pikë, të cilët kërkojnë të kapin Skenderbeun e parafundit me 23 pikë, apo edhe Bylisin e vendit të tetë me 26 pikë. Ndërkohë Vllaznia me 47 pikë është e treta në renditje dhe që pas fitores së djeshme të Partizanit, i cili me 51 pikë ka kapur përkohësisht i vetëm kreun e renditjes, kërkon fitoren tre pikëshe për t’u barazuar me të kuqtë si dhe, pse jo të parakalojë edhe Teutën në rast të një humbje të durrsakëve në transfertën korçare.

Trajnerët kundërshtarë, Kamarata i Apolonisë dhe Brdariç i Vllaznisë e kanë nisur ndeshjen me këto formacione:

APOLONIA: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Jeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata. Trajner: F. Kamarata.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri, Marku, Hoxhaj, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th Brdariç.

Takimin po e gjykojnë: Arbitër kryesor Mario Shabanaj, asistentë Denis Rexha dhe Endrit Veseli, ndërsa arbitër i katërt është Kridens Meta.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img