Friday, November 22, 2024

Superiore-Java e 9, rezultatet përfundimtare, Vllaznia kampione e fazës së parë

Lexo

Me çiftin Partizani-Bylis, që ishte edhe ndeshja e fundit e javës së nëntë e luajtur në orët e mbrëmjes së sotme dhe që përfundoi në barazim 0 me 0, është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore.

Më herët, në orët e pasdites çiftet e tjera të kësaj jave kanë dhënë këto rezultate: Laçi-Vllaznia 1-0, Apolonia-Teuta 0–1, Kastrioti-Kukësi 1-0, dhe Skenderbeu-Tirana 1-1. Pas këtyre rezultateve, fazën e parë të kampionatit e kryeson Vllaznia me 19 pikë duke qënë kështu edhe kampionia e kësaj faze, e ndjekur nga Kukësi me 16, Tirana, Teuta dhe Kastrioti me nga 13, Partizani me 12, Laçi me 11, Bylis 8, Skenderbeu 6 dhe Apolonia e fundit me 5 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img