Saturday, October 12, 2024

Post ndeshja, Laçi-Vllaznia(1-0)-flasin trajnerët Brdariç dhe Duro

Lexo

Pas ndeshjes së javës së nëntë të Superiores, Laçi-Vllaznia, e cila u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 1 me 0 kanë folur edhe dy trajnerët kundërshtarë, Thomas Brdariç i Vllaznisë dhe Shpëtim Duro i Laçit.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Në pjesën e parë kishim mundësinë për të shënuar dhe mund ta mbyllnim këtë pjesë në avantazh por nuk ia dolëm. Ne e donim dhe e kërkuam avantazhin ndaj Laçit, por nuk dolëm aty ku donim. Në pjesën e dytë kishim raste, por nuk kishim fatin të shënonim. Ishim njësoj sa i përket lojës duke luajur për fitore deri në fund. Ndonjë moment nuk e shfrytëzuam dhe nuk ia dolëm të marrim rezultatin që kërkonim. Në futboll asgjë nuk mund ta dish më përpara se çfarë do të ndodhë. Megjithatë do të analizojmë atë që ndodhi sot për të rregulluar gjithçka në ndeshjet e ardhshme. Në lidhje me objektivin, ne nuk kemi një objektiv, do të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe deri tani jemi shumë mirë. Sa I përket portjerit, nuk ka qenë faji i vetëm i një personi, pasi ne luajmë të gjithë bashkë dhe përgjegjësitë i marrim bashkë.”

Shpëtim Duro(Trajner i Laçit):

“Ishte momenti i duhur për të bërë kthesën. Laçi ka skuadër të mirë, i ka munguar fati në ndeshjet e para. Po mos ishte fati s’do isha unë trajner. Në këto momente ishte e rëndësishme fitorja ndaj një kundërshtari me pikët e duhura. Një fitore shumë e mirë që ndikon në ambientin e skuadrës. Në pjesën e parë skuadra ishte shumë e ngarkuar, nuk kishte lirshmëri dhe rrjedhshmëri. Në përfundim të pjesës së parë iu kërkova futbollistëve të luanin lirshëm.Mendoj që bëra mirë me situatën e ndërrimeve. Mazrekaj mund të luaj në formacion, ai rendimentin e jep në krahun e majtë. Në atë pozicion është Xhixha. Bëra një kombinim që s’postova Xhixhën mbas sulmuesit për t’i krijuar hapësira Mazrekajt. E kam thënë që nuk ka diferenca mes skuadrave. Nuk e mendonte njeri që Vllaznia do të ishte në vendin e parë, por janë me meritë. Janë të gjithë kundërshtarë seriozë. Vështirësia ime është që nuk e kam marrë ekipin në pozita të barabarta me të tjerët. Kjo fitore na jep shpresë. Mund të afrohemi për tu luftuar për objektivat që ka Laçi. Po ngele është situatë e vështirë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img