Me sfidën, Kukësi-Kastrioti, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është mbyllur java e 18-të e kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Përballja në fjalë duhej të luhej në Elbasan, por nisur nga dëmtimi i tapetit të “Elbasan Arena”, u spostua në Shkodër.
Një ndeshje, ku përpara fillimit të saj, favorit konsiderohej Kukësi, por që në fund të 90-të minutave, fitues doli Kastrioti. Fatin e kësaj ndeshjeve e ka vendosur kështu një gol i shënuar nga De Silva në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Kukësianët e drejtuar nga Mirel Josa nuk arritën të shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushën e lojës, pasi kundërshtari prej minutës së 73-të luajti me 10 lojtarë si rezultat i dalje me karton të kuq të Shkallës.
Kjo humbje i kushton shumë Kukësit, sepse, pas ecurisë pozitive të javëve të fundit, ky ishte një moment i artë për t’iu bashkuar grupit në katin e sipërm të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë, fitorja e Kastriotit, meritë e së cilës është padiskutim edhe tekniku Ramadan Ndreu, jo vetëm që e stakon përfundimisht nga grupi i skuadrave të zonës së “ftohtë”, por e ngjit në kuotën e 24 pikëve duke i dhënë shansin të rivalizojë me skuadrat që synojnë zonën europiane.
E premte
FT: VLLAZNIA-LAÇI 1-2
Demir Imeri 66′ / Nuabueze 59′, Harmon 72′
E shtunë
FT: TEUTA-APOLONIA 1-0
Rustem Hoxha 77′
FT| Bylis-Partizani 1-2
Carkanji 86’/ Çinari 55′, Cara 80′
TIRANA-SKËNDERBEU 2-0
Seferi 10′, Hoxhallari 18′
Ediel
FT: KUKËSI-KASTRIOTI 0-1
De Silva 45+1′