Sunday, December 1, 2024

Futboll Femra-Vllaznia fiton derbin shkodran me Juban Danja Murlani dhe e mbyll fazën e parë si kampione dimri

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur sot javën e 11-të që ishte e fundit për fazën e parë të kampionatit. Ajo që ka spikatur më shumë në këtë javë ka qënë përballja e derbit shkodran, Vllaznia-Juban Danja Murlani. I zhvilluar pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës takimi në fjalë është përshkuar me faza interesante. Dhe kjo, për meritë të Juban Danjes Murlani, që edhe pse ndeshej me skuadrën kampione të Shqipërisë, luajti si e barabartë me të.  0 me 0 mbyllet pjesa e parë, rezultat ky që për skuadrën kuqeblu ishte i pazakontë, pasi në përballjet e tjera rrjetat në favor të Vllaznisë kanë qenë të pranishme në këtë hark kohor. Me të njëjtin rivalitet vijon edhe pjesa e dytë e ndeshjes ku për shumë minuta Juban Danja Murlani paraqitet tejet autoritare në fushën e lojës. Minuta e 62-të ishte ajo që zhbllokon rezultatin në favor të Vllaznisë, përmes një penalltie të ekzekutar mjeshtërisht nga golashënuesja më e mirë e kampionatit, Megi Doçi. Pësimi i golit huton vajzat e reja të Juban Danja Murlanit që pas 3 minutash pësojnë golin e dytë në portën e tyre, këtë radhë me autore kapitenen Esmeralda Franja. Futbollistet e drejtuara nga trajneri Elis Legata reagojnë duke ndërmarrë disa sulme në drejtim të portës kuqeblu, por Vllaznia shënon përsëri në të 79-tën minutë me autore Elsa Matija, që është edhe goli i qetësisë. Në limit të takimit, gjatë minutave shtesë ka penallti në favor të Juban Danja Murlani, por goditjen e kapitenes Paula Jaku e ka pritur mjeshtrit portjerja e talentuar kuqeblu, 16 vjeçarja, Daniela Lulashi duke e mbajtur të paprekur rrjetën e portës së Vllaznisë. Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren në një farë mënyre të vështirë, por tërësisht të merituar të Vllaznisë me rezultatin 3 me 0.

Kjo është fitorja e 11-të radhazi e Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Nikolin Leka në 11-të javë kampionat duke e mbyllur fazën e parë si kampione dimri me 33 pikë. Hapi fals i Apolonisë në javën e fundit, e cila barazoi në shtëpi 0-0 me Tiranën  bëri që diferenca e kuqebluve me fierakët të shkojë në 5 pikë diferencë.

Në takimet e tjera, Skënderbeu triumfoi në derbin e Korçës ndaj Bilishtit me rezultatin 7-0, Partizani mundi skuadrën tjetër shkodrane AAS me rezultatin 4 me 0, Tirana AS shpartallon në transfertë Teutën me rezultatin 1-8, ndërkohë që Kinostudio mundi Lushnjen me rezultatin e thelle 8 me 0.

Klasifikimi në mbyllje të fazës së parë të kampionatit:

Vllaznia 33 pikë
Apolonia 28 pikë
Tirana 26 pikë
Tirana AS 22 pikë
Juban Danja 21 pikë
Kinostudio 18 pikë
Partizani 18 pikë
KF Teuta 9 pikë
Skenderbeu 9 pikë
AAS 9 pikë
Lushnja 3 pikë
Bilisht Sport 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img