Monday, December 9, 2024

Superiore-Pragndeshja e javës së 19-të, Vllaznia-Apolonia, trajneri Brdariç në konferencë për shtyp

Lexo

Ndeshjen e radhës të vlefshme për javën e 19-të të kategorisë Superiore, kuqeblutë e Vllaznisë do ta luajnë në shtëpi. Të shtunën, në orën 14.00 ato presin në stadiumin “Loro Boriçi” Apoloninë e Fierit. Djemtë e drejtuar nga gjermano-kroati Tomas Brdariç vijnë në këtë ndeshje pas humbjes së pësuar në shtëpi me Laçin,  ndaj edhe kërkojnë patjetër të kthehen tek fitorja. Një gjë të tillë e shprehu në konferencën për shtyp dhënë një nditë përpara ndeshjes edhe trajneri Tomas Brdariç.

“Ne kemi punuar shumë dhe po presim Apolonia duke qënë një mundësi e mirë për fitore. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar në maksimum Nuk ka rëndësi nëse është Apolonia apo ndonjë ekip i madh. Ne përgatitemi gjithmonë me të njëjtën mënyrë, nesër është një ndeshje, gjatë javës jemi fokusuar shumë tek kjo ndeshje për të marrë 3 pikë. Është synimi jonë dhe duhet të shkojmë përpara”, tha në fillim të prononcimit të tij, Brdeariç.

I pyetur për mungesat e titullarëve Adili dhe Marku, Brdariç tha se “ne kemi mundësi, keni ide, dhe kemi punuar gjatë të gjithë javës për një gjë të tillë. Futbollistët e dinë se si do të luajnë, kemi alternativa dhe mundësi për t’i zëvendësuar. Duhet të lejojmë futbollistët të shprehin veten në fushë dhe të zbatojnë porositë.” Ndërsa, sa i takon luhatjes ku në tre ndeshjet e fundit ka qënë një Vllazni disi ndryshe dhe në rënie, Berdariç, tha:

“Nuk dua të justifikoj situatën, e shpjegova edhe javën e kaluar, nuk dua të bëj justifikime. Jemi realist, e dimë që në javët e fundit nuk kemi patur rezultatet që njerëzit prisnin. Smund të ndryshojmë fushat dhe arbitrat. Ajo që duhet të ndryshojmë është loja jonë dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Të gjithë presin që ne të thyhemi. E kemi në të kaluarën e kemi treguar se kur thyhemi, kemi forca të shkojmë përpara. Ne do ta fitojmë këtë ndeshgje, nuk ka rëndësi nëse bie shi, borë, mace apo qen. Kemi punuar shumë mire, asgjë se ndalon Vllazninë për të fituar”.

Sa i takon pyetjes së gazetarëve për mungesën e golave të dyshes Dilaver dhe Hoxha, tekniku kuqeblu, u shpreh: “E di që të gjithë i pëlqejnë sulmuesit tanë. Presim që nesër sulmuesit tanë të hidhen në sulm dhe të gjejnë shënjestrën”.
Shtatlarti i repartit të mbrojtjes, Tim Brdariç ka bërë debutim e parë në mesjavë me skuadrën U-21 në përballjen Bylis-Vllaznia. Por, a është i gatshëm për këtë ndeshje?  “Unë e kam thënë edhe më përpara që është një lojtar si gjithë të tjerët, është një lojtar i ri dhe në qoftëse ka për të pasur vlera është gjë e mirë që t’i shfaqin ato. Por, jam i fokusuar tek 11-mbëdhjetëshja e parë fillimisht”, tha Brdariç.

Në vijim, Brdariç, foli edhe për gabimet që skuadra ka pasur gjatë ndeshjeve të fundit në mbrotje. “Ne vazhdimisht bëjmë analizën se ku bëhen gabimet që të mos përsëriten më ato. Por, nuk ndryshon stili i lojës, sepse gjithmonë do të bëjmë një lojë offensive, dhe është gjë e mirë kur lojtarët gabojnë sepse janë më trima dhe shikojnë përpara”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img