Intervista- Vllaznia U-19, ekipi model që kryeson kampionatin e Superiores së moshave. Trajneri Luan Zmijani i kënaqur me grupin që ka në dispozicion

Lexo

Emocionuese! Sot në Koplik janë mysafir kampionët bardheblu. Kupa e Shqipërisë. Sot ora 15:00, 6 ndeshjet e fundit të turit të parë, mes tyre...

Veleçiku i Koplikut që aktualisht luan në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së dytëtë futbollit shqiptar, sot pret si vizitor...

Çikalleshi: Kjo kombëtare duhet ndryshuar. Nëse është e nevojme, duke filluar edhe prej meje!

Ka luajtur në fushë për shumë minuta, madje këtë radhë ndaj Islandës me shiritin e kapitenit në krah. Në...

Analiza e Rejës. Justifikime, marrje përgjegjësie dhe gati të ulet me Dukën për vazhdimësinë e tij në krye të kuqezinjëve

I gjendur në një breshëri kritikash për paraqitjen zhgënjyese të kombëtares shqiptare, përfshirë edhe këtë fundit me Islandën, tekniku...

Vllaznia U-19 është ekipi model i Akademisë së Futbollit Vllaznia . Një ekip, i cili jo vetëm që ka rezultate shumë të mira si kryesues i kampionatit të Superiores së moshave dhe finalist në Kupën e Shqipërisë, por ajo që është më e rëndësishmja spikat për frymën bashkëpunuese që stafi teknik ka me vetë futbollistët dhe familjarët e tyre, për të cilën merita padyshim shkon për trajnerin Luan Zmijani dhe kolegun e tij Gjon Kola.

Profesor Zmijani, vini pas një fitore shumë të rëndësishme, siç ishte ajo me Tiranën 3-0, skuadër me të cilën jeni edhe finalist të Kupës së Shqipërisë.

Ishte një ndeshje shumë e rëndëishme dhe me shumë vlerë, sepse me këtë kundërshtar do të ndeshemi edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndeshje e cila është planifikuar të luhet në mes të muajit mars. Skuadra i zbatoi në mënyrën më të mirë detyrat duke dalë fituese dhe duke kryesuar tabelën e klasifikimit të grupit të veriut.

Kë shikoni si rival kryesor për vendin e parë, ku krahas Tiranës, edhe Shënkolli është aty në grupin e kreut të renditjes?

Po, është e vertetë, Shënkolli gjendet në këtë moment në vendin e dytë me një diferencë prej dy pikësh nga ne. Po ashtu edhe Shkëndija e Tiranës dhe Tirana. Këto janë skuadrat rivale që renditen pas skuadrës tonë, por mendoj se rruga është shumë e gjatë dhe do të jetë një garë e luftueshme dhe e fortë për titullin kampion.

Java në vazhdim ju përballë me ekipin e Shkëndisë së Durrësit në transfertë.

Po, ditën e dielë në ora 12.00, kemi ndeshjen në transfertë me skuadrën e Shkëndisë së Durrësit. Një ndeshje me tepër rëndësi, sepse ne duam të ecim me hapa përpara për të qenë kryesues të kampionatit. Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse kundërshtari është në fundin e tabelës së klasifikimit dhe sinqerisht rrezikon për rënien nga kategoria. Kështu që e parashikoj një ndeshje të vështirë, dhe do t’i ketë të gjitha rezultatet brenda.

Diçka për cilësinë e skuadrës, sepse në opionin po flitet shumë për lojtarë të perpektives.

Mendoj se kemi një grup cilësor, një grup që punon, ka dëshirë të punojë, ka dëshirë të bëjë hapa përpara, pra i referohem gjithmonë për të shkuar tek ekipi i parë. Është e vërtetë që grupi ka element mjaft të mirë, por normalisht, pa punë nuk mund të arrihet  asgjë, nuk mund të ecë përpara një lojtarë. Këtë po e bëjmë mjaft mirë, dhe unë jam i kënaqur që punoj me këtë grup. Me të vërtetë do të shikojmë që në mbarimin e sezonit, përpos objektivave që kemi për fitoren e titullit, por objektivi jonë është të çojmë tek ekipi i parë sa më shumë lojtarë të përgatitur.

Dhe, e fundit, të shtunën në “Loro Boriçi” Vllaznia luan javën e 19-të përballë Apolonisë së Fierit. Ju keni qënë futbollist kampion, por edhe trajner i ekipit të parë me kuqeblutë, si e parashikoni?

Unë parashikoj një fitore të ekipit tonë. Jo për kundërshtarin, që në fakt është një ekip relativisht i dobët, por për vetë kthesën që duhet të bëjë skuadra e jonë. Është një pikënisje shumë e mirë që të rikthehen tek 3 pikëshi dhe të vazhdojnë me rezultatet pozitive. E mendoj fitoren e skuadrës tonë, dhe të vazhdojmë përpara, pse jo të fillojmë thellimin e diferencës së skuadrës tonë që kanë me ndjekësit më të afërt.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -