Friday, November 22, 2024

Superiore U-21/ Java e 17-të, Vllaznia fiton në transfertë me Kastriotin, Mehdi Çoba autor i 3 golave për kuqeblutë. 10 gola personal në këtë sezon që shkojnë si mesazh për teknikun Brdariç për më shumë hapësirë në skuadrën e parë

Lexo

21 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani duket se kanë lënë pas 2-3 ndeshje të shoqëruara me oshilacione dhe janë rikthyer tek rezultatet pozitive. Në dy ndeshjet e fundit Vllaznia ka regjistruar dy fitore duke tundur plot 9 herë rrjetën kundërshtare, 6-0 me Akademisë së Futbollit Tirana në “Reshit Rusi”dhe 1 me 3 sot me Kastriotin e Krujës në stadiumin e Kamzës. Nga 9 golat e dy ndeshjeve të fundit, 6 gola kanë për autor sulmuesin e talentuar Mehdi Çoba, nga 3 për secilën ndeshje. Një sezon fantastik ky për sulmuesin kuqeblu, i cili në total ka shkuar në shifrën e 10-të golave personal. Gola që shkojnë patjetër si mesazh për teknikun Brdariç pët t’i dhënë më shumë hapësirë në skuadrën e parë.

Futbollisti kuqblu, që realisht është prodhim i AAS-së me trajner Malvin Meçarovin dhe president Arben Haverin, pas shkëlqimit në superligën e moshave dhe një përvoje në kampionatin maltes, me ftesë të KF Vllaznia u rikthye në Shkodër duke firmosur një kontratë me skuadrën kuqeblu. Fillimisht, për Çobën pati një vëmendje nga stafi teknik, ku iu dhanë disa minuta në ndeshje të veçanta, por më pas, për javë të tëra ai është në hije të plotë duke e harruar formacionin e Brdariç.

Në të tilla kushte, ndërsa procesin stervitor e kryen me ekipin e parë, Çoba po aktivizohet si titullar i kuqebluve në Kampionatin Kombëtar të U-21, aty ku po bën më të mirën e tij, jo vetem në shënimin e 10-të golave në 17-të javë kampionat, por edhe me përformancën mjaft të mirë në shërbim të skuadrës së drejtuar nga tekniku Hasani.

Një formë sportive kjo e Çobës, por në të njëjtën kohë edhe e disa kolegëve të tjerë të talentuar tek U-21 dhe ato U-19, që patjetër duhet të ketë më shumë vemendje nga stafi teknik i skuadrës së parë me gjermano-kroatin Brdariç në krye. Por në të njëjtën kohë, një vemendje e tillë duhet patjetër edhe nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati, pse jo edhe e vetë sponsorit Alban Xhaferi për të fituar këto element të ri të talentuar, jo vetëm për rritjen e tyre profesionale, por edhe në aspektin e marketingut për të përfituar financiarisht në vijueshmërinë e karrierës së tyre sportive.

Duke iu rikthyer takimit të luajtur sot në stadiumin e Kamzës, mes Kastriotit dhe Vllaznisë për kategorinë Superiore U-21, e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 1 me 3 në favor të skuadrës kuqeblu. Tre golëshi i Mehdi Çobës është fiksuar në minutat  33’,  77’, 78’, ndërsa vendasit kanë shënuar një autogol në minutën e 64’ me anë të Shemes.

Me këtë fitore, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e tretë në renditje me 36 pikë, ndërkohë që në krye është Bylisi me 42 pikë, i ndjekur nga Laçi me 38 pikë.

REZULTATET

Bylis-Kukësi 2-0
Shënues: Morgon 33’, Anthony (pen.) 73’

Laçi-Turbina 4-1
Shënues: Bytyçi 24’, (pen) 89’ Hasaj 50’, Bruka 63’ / Nurja 75’

Shënkolli-Tirana 1-1
Shënues: Hila 62’ / Beshiri 20’

Teuta-Apolonia 2-1
Shënues: Kapllani 13’, Shtama 30’ / Vasilj 43’

Kastrioti-Vllaznia 1-3
Shënues: Shema (aut.) 64’ / Çoba 33’,  77’, 78’

Gaspër  MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img