Friday, April 26, 2024

Futboll Kategoria e Tretë/KF Murlani mund thellësisht KF Drinin 9-2 dhe kryeson kampionatin me 9 pikë

Lexo

KF Murlani nuk di të ndalet. Ashtu siç ka në të vërtetë edhe emrin, “Murlani” po përpin një e nga një të gjithë ekipet kundërshtarë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së tretë. Pasi ka likujduar na javën e parë Kinostudion dhe në të dytën Luftëtarin, “viktimë” e Murlanit në javën e tretë ishte skuadra e KF Drinit që përfaqëson Dibrën.

Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e Kamzës, KF Murlani shpartalloi KF Drinin duke e mundur thellësisht me rezultatin 9 me 2. Presioni i KF Murlanit ndaj skuadrës kundërshtare ka qënë i furishëm që në start të takimit kur në harkun kohor të 15-të minutave ka arritur të tundë tre herë rrjetën kundërshtare. Goli i parë ka ardhur që në minutën e 3-të me autor Senad Krajën, për të vijuar më pas me dopieten e Ari Djepaxhisë, përkatësisht  në minutat e 11-të dhe të 15-të.

Me avantazhin 3 me 0 që në start të takimit, skuadra murlanase e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka krijuar jo vetëm superioritetin e duhur, por edhe qetësinë për ta administruar në mënyrën më të mirë ballafaqimin në fjalë. Pjesa e parë do të kishte edhe dy gola të tjerë në favor të Murlanit, përkatësisht në minutat 25-të dhe 32-të me autorë Sabian Krajën dhe Vildan Kaçubelen dhe kështu 45 minutat e para mbyllen me avantazhin e thellë 5 me 0 në favor të KF Murlanit.

Në pushimin mes dy pjesëve të lojës, trajneri murlanas, Altin Xhahysa këshillon lojtarët e tij që të mos ulin tempin e lojës së tyre dhe në fakt ashtu ndodhi kur 45 minutat e dyta dhuruan edhe katër gola të tjerë për KF Murlanin. Spikat dopieta e Soni Hotit, për të vijuar më pas me dy golat e tjerë që kanë për autor  Bekim Muriqin dhe  Senad Lekajn. Me këto katër gola të pjesës së dytë dhuke i shtuar edhe pesë të tjerët e pjesës së parë, ndeshja KF Murlani-KF Drini mbyllet me fitoren e thellë të Murlanit me rezultatin 9 me 2.

Me këtë fitore të javës së tretë ndaj KF Drinit, KF Murlani shkon në kuotën e 9 pikëve duke kryesuar i vetëm tabelën e klasifikimit me 9 pikë të plota. Një start ky fantastik për këtë klub, i cili falë administrimit perfekt të vëllëzerve Përparim dhe Bledar Rraboshta, ka objektiva madhor, ku synimi është që shumë shpejt kjo skuadër që përfaqëson Barbullushin ku ka selinë dhe Rajonin e  Bashkisë Vau Dejës në përgjithësi të konkurojë në kategorinë Superiore të futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img